BBC: Gazi sintetik, sekreti “vrasës” i industrisë elektrike
Heksafluoridi i squfurit (SF6) është një gaz që shumica e njerëzve nuk e njohin, megjithatë, sipas një raporti të BBC, ai është gazi më i fuqishëm serë i njohur për njeriun.
SF6 është një gaz sintetik që është i lirë, pa ngjyrë, pa erë dhe jo i ndezshëm. Është një material izolues jashtëzakonisht i efektshëm për instalimet e energjisë elektrike dhe për këtë arsye përdoret gjerësisht në industri, nga termocentralet e mëdha deri tek turbinat me erë dhe nënstacionet në qytetet më të mëdha dhe më të vogla. Ky gaz shmang aksidentet elektrike dhe zjarret dhe është më efikas se dioksidi i karbonit:
Teksa projektet e energjisë së rinovueshme rriten, emetimet totale të Evropës në vitin 2017 llogariten 6.73 milion ton dioksid karboni - i cili nga ana tjetër korrespondon me një shtesë 1.3 milion makina në rrugë brenda një viti.
Sipas BBC, studiuesit e Universitetit të Bristolit që hetojnë përqendrimet e gazrave serë në atmosferë kanë parë rritje të konsiderueshme në SF6 gjatë 20 viteve të fundit. "Nivelet janë rritur ndjeshëm, dhe ne kemi parë një pothuajse dyfishim të përqendrimit në atmosferë", tha Dr. Matt Rigby, një ekspert i kimisë atmosferike. Mënyra kryesore që SF6 përfundon në atmosferë është përmes rrjedhjeve nga industria e energjisë elektrike.
Sa i përket shtrirjes së dëmit të shkaktuar aktualisht, ai është akoma relativisht i vogël, pasi përqendrimi i tij është shumë më i ulët se ai i dioksidit të karbonit në ajër. Sidoqoftë, përqendrimi pritet të rritet ndjeshëm deri në vitin 2030. Një shqetësim tjetër është se është një gaz sintetik, kështu që nuk përthithet ose shkatërrohet natyrshëm.
Vendet e zhvilluara duhet të raportojnë pranë Kombeve të Bashkuara çdo vit sasinë e SF6 që përdorin, por vendet në zhvillim nuk kanë kufizime në përdorimin e tij. BBC thotë se i përket një klase gazesh artificiale të fluorizuar (gaze F). Komisioni ka bërë përpjekje për të ndaluar disa prej tyre, por reagimet nga industritë evropiane janë shumë të forta, dhe këto përpjekje kanë rënë në disavantazh.
Sa i përket alternativave, ekspertët thonë se ka shumë pak zgjidhje që janë testuar në mënyrë të efikase për aplikime të tensionit të lartë, ccka perceptohet si "konservatorizëm" apo Mungesa e dëshirës për ndryshim nga industria. BE pritet të rishikojë përdorimin e SF-6 vitin e ardhshëm dhe të kërkojë alternativa. Sidoqoftë, siç përfundon BBC, edhe ekspertët më optimistë nuk besojnë se mund të vendoset një ndalim përpara vitit 2025.
https://www.bbc.com/news/science-environment-49567197
Add new comment