Skënder Gjinushi zgjidhet kryetari i ri i Akademisë së Shkencave

Postuar në 24 Maj, 2019 14:36

I vetëm në garën për kreun e Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi do të jetë drejtuesi i ri i saj. Rezultati ka dalë pas procesit te numerimit te votave, ku Akademiket e kane votuar me 35 vota pro dhe 6 kunder.

Para votimit, Gjinushi shpalosi platformen e tij  duke thënë se “së bashku me prurjet e reja dhe bashkëpunëtorët e jashtëm të rinj që mundëson reforma mund t’ë realizohen politikat për shkencën”

Zgjedhjet për kryetarin e Akademisë së Shkencave u shoqëruan me polemika mbi ligjshmërinë e tyre. Akademiku Artan Fuga në një reagim e ka quajtur puçi institucional, duke thënë se statusi i Gjinushit si politikan karriere e ndalonte ligjërisht të ishte anëtar i akademisë jo më të kandidonte për kryetar të saj!

Kjo farsë elektorale vjen krejt në kundërshtim me vendimet e Asamblesë për reformimin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë marrë thuajse dy vjet më parë duke uzurpuar pushtetin në këtë Akademi pa pritur as kuadrin e ri ligjor reformues as përpilimin e akteve statutore dhe as pranimet e reja. Dëshira për pushtet e grupit uzurpator në Akademinë e Shkencave për të fshehur zullumet atje, rezulton më e fortë sesa respektimi i vendimeve zyrtare për reformim

shkruan Fuga në reagimin e tij.

Për zgjedhjet ka reaguar edhe Partia demokratike që tha se do tangazhohet për të zhbërë ilegjitimitetin e çdo Kryetari dhe të çdo Kryesie të zgjedhur në kundërshtim me ligjin. Ajo thotë se nuk do ta njohë projektligjin aktual, të formuluar nga grupi uzurpator në Akademinë e Shkencave.

Comments

Submitted by Gjjinua (not verified) on

Po si ka mundesi te mendoni qe ky njeri mund te reformoje shkencen ne Shqiperi? Si ka mundesi?

Submitted by Anonymous (not verified) on

Kryetari nuk ka nevoje te jete shkencetar i madh! Mjafton te merret me disa ristrukturime pak te kushtueshme, si organizim bisedash shkencore per publikun, botim revistash shkencore ne gjuhen shqipe dhe te huaja (anglisht-ferngjisht-italisht). Kaq. Projektet shkencore ne praktike i kane institutet shkencore (ne vdekje) dhe vete universitetet, apo firmat e ndryshme.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.