Ambasada ruse investohet tek Erion Veliaj
Ambasadori rus në Tiranë Aleksandër Karpushin ka folur për debatin më të fundit që qarkullon në Shqipëri se financimet ruse kanë prekur Partinë Demokratike dhe kryetarin e saj. Teksa vë në një kandar si PS ashtu edhe PD për zellin antirus dhe proamerikan, Karpushin ndalet jo rastësisht te kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Ja se çfarë thotë ai gjatë një interviste televizive për A2 CNN:
“Ka edhe një moment tjetër interesant që dua ta përmend. Pak kohë më parë, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tashmë një politikan me përvojë, e paraqiti lajmin e rremë për financimin e Partisë Demokratike si një fakt të vërtetuar. Ai deklaroi haptazi se kandidatët për postin e Kryetarit të Bashkisë së kryeqytetit shqiptar caktohen dhe madje paguhen nga Moska. Kjo deklaratë më duket një gabim”.
Karpushin i referohet specifikisht një deklarate të Veliajt që në terma politikë është një figurë lokale dhe si i tillë nuk mund të merret si pol graviteti për debate të këtij lloji. Investim politik drejt një politikani që mendohet se ka të ardhme, që ndërron krah shpejt, apo thjesht një diversion?
Add new comment