Muxhahedinët/Reagimi i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit në Gjermani

Postuar në 20 Shkurt, 2019 03:24

Në datën 17 shkurt ResPublica, publikoi një shkrim me titull: Çfarë ndodh realisht në kampin e muxhahedinëve në Manëz? Dhe kush financon për të?

Burimi i shkrimit ishte Tehran Times, që i referohej revistës gjermane “Spiegel”. Për shkak se në datën 17 shkrimi i revistës që është edhe burimi origjinal nuk ishte online, atëherë menduam që një përmbledhje të tij ta sillnim sot. Ka një arsye për këtë.

Në emailin e faqes sonë ka mbërritur dje, datë 19 shkurt, një kërkesë për botim të një materiali përgënjeshtrues për shkrimin e “Spiegel” që autorizohet nga Zyra përfaqësuese e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit në Gjermani. Meqenëse shumëkush ka mundësi të shohë në anglisht shkrimin e revistës, menduam që të përcjellim të plotë edhe përgënjeshtrimin e organizatës iraniane, sjellë prej tyre në shqip, ndonëse fillimisht ai është publikuar në anglisht dhe gjermanisht në faqen e vet online: https://www.ncr-iran.org/de/news/10272-eine-moderne-todes-und-terrorfatwa-stammt-sie-vom-spiegel-oder-vom-islamischen-revolutionsgericht-der-mullahs

Përgënjeshtrimi ofron një version të vetin kronlogjik të marrëdhënieve me revistën “Spiegel”, por jo vetëm. Aty hidhen akuza të rënda për korrektesën dhe neutralitetin e revistës ndaj së cilës pretendohet se nuk ka pasqyruar deklarimet e palës iraniane. Këto nuk kanë sesi të verifikohen prej nesh. Organizata kërkoi publikimin nga ne të përgënjeshtrimit sepse vlerësoi se edhe ResPublica është bërë pjesë e mashtrimeve të revistës gjermane. Për të qenë korrektë dhe duke u distancuar nga të gjitha akuzat dhe insinuatat, po sjellim të plotë materialin duke iu përmbajtur gjithësesi qëndrimit se për këtë çështje kanë një fjalë për të thënë edhe autoritetet shqiptare:

Artikulli i datës 16 shkurt 2019 në SPIEGEL, me titull "Të Burgosurit e Kryengritjes," përmban gënjeshtra e akuzime të paturp me qëllim dëmtimin e opozitës Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI) dhe Muxhahedinëve Iranianë të Popullit (PMOI / MEK). Ky artikull është një tradhëti flagrante e lirisë së shprehjes dhe neutralitetit të shtypit. Duke shkelur në mënyrë vulgare parimet profesionale, autorët kërkojnë me ligësi ndihmën e fanatizmit dhe dinastisë terroriste të regjimit iranian, duke përgatitur kështu terrenin për terror e gjakderdhje, veçanërisht jashtë Iranit.

Në 2018-ën, ky regjim i shndërroi shumë vende europiane, nga Franca tek Gjermania, Belgjika, Danimarka, Norvegjia, Austria e Shqipëria, në fushën e veprimit të terrorit të tij. Amnesty International e ka deklaruar 2018-ën "viti i turpit" i regjimit iranian, duke denoncuar, mes të tjerash, 7,000 arrestimet me motive politike që u bënë në Iran vitin e shkuar. Nënshtrimi dhe poshtërimi i shfaqur nga SPIEGEL ndaj regjimit të padrejtësisë në Iran, një qëndrim që duket qartë se është i diktuar nga interesa tregtare, nuk do të fshihet kurrë nga kujtesa e popullit iranian. Ky regjim është në prag të thyerjes për shkak të kryengritjes së popullsisë.

Korrespondenca që zyra e NCRI-së në Gjermani ka patur me SPIEGEL gjatë dhjetë muajve të fundit (nga maji 2018 deri në shkurt 2019), në të cilën i ka sqaruar akuzimet e bëra në revistë duke bashkëngjitur dokumenta të ndryshëm, do të jetë një libër i trashë. Nuk ka dyshim që SPIEGEL e ka shkelur masivisht detyrimin e saj për neutralitet. Dokumentat tanë tregojnë se ata që janë përgjegjës për artikullin e fundit kanë rreshtuar me qëllim një lumë gënjeshtrash vulgare kundër Rezistencës Iraniane. Është e vërtetë se një "Claas Relotius" është riprodhuar në SPIEGEL.  Përpara se t’i hyjmë kronologjisë dhe sfondit të këtij koleksioni gënjeshtrash të paraqitura në SPIEGEL, e ndiejmë të nevojshme të japim tre komente:

Së pari, koha e publikimit të këtij artikulli tregon qëllimet e ndyra të tij. Sipas një letre nga zëvendës kryetari i punëve të jashtme në SPIEGEL, z. Mathieu von Rohr, ky artikull duhej të ishte publikuar më 24 nëntor të vitit të shkuar. Me sa duket, artikulli "është shtyrë" për një kohë kur regjimi iranian kishte nevojë për një "mbështetje" të tillë. Konferenca e Varshavës mbi Lindjen e Mesme dhe demonstrata e opozitës iraniane me këtë rast e kanë tërbuar regjimin deri në një nivel të paprecedent, duke e bërë që ta kërkonte këtë "ilaç." Mirëpritja e menjëhershme dhe e paprecedent e Artikullit të Spiegel nga mediat e qeverisë në Iran e tregon qartë këtë nevojë të koordinuar. Agjensia zyrtare e lajmeve IRNA me titullin "Një rrëfim tronditës i SPIEGEL rreth torturës psikologjike të anëtarëve Muxhahedinë në Kampin e Shqipërisë", agjensia e lajmeve Mehr e cila i përket Ministrisë së Inteligjencës, me titullin, "Ushtrimet e Muxhahedinëve në Shqipëri", “tre herë prerje fyti me thikë çdo javë", agjensia e Lajmeve Fars e IRGC-së me titullin: "Raport i SPIEGEL nga baza e MEK: anëtarët e organizatës praktikojnë masakra”, Mizan, agjensia kriminale gjyqësore e lajmeve e mullahëve, me titullin "Muxhahedinët në Shqiëpri praktikojnë prerjen e fytit me thikë, nxjerrjen e syve dhe shqyerjen e gojës", dhe faqja e lajmeve të mbrojtësve të Valie-Faqih (liderit suprem), me titull "Raport tronditës nga Spiegel rreth egërsive të MEK" si dhe qindra media të tjera të qeverisë publikuan përkthimin në persisht të artikullit të Spiegel me tituj të ngjashëm.

Së dyti – Ky artikull kishte si qëllim parësor të godiste anëtarët e PMOI-së që jetojnë në Shqipëri, asgjësimi i të cilëve në Irak ka qenë një objektiv i regjimit iranian. Por përmes një iniciative të suksesshme nga Rezistenca, ata mundën të largohen nga Iraku në mënyrë të sigurtë e të palënduar. Siç mund të shihet nga historia e artikullit, e cila është e dokumentuar më poshtë, më 14 nëntor ne ftuam zëvendës redaktorin e SPIEGEL dy herë të vizitonte vendbanimin e PMOI-së në Shqiëpri. Nuk morëm përgjigje. Është turp që këtu, në mungesë të përfaqësimit ligjor, pa një seancë dëgjimi, sipas metodave të kishës mesjetare dhe mullahëve që sundojnë në Iran, procesi po kryhet në mungesë.

2,500 anëtarët e PMOI-së në Shqipëri janë dënuar të gjithë me vdekje nga regjimi iranian në mungesë. Regjimi i merr në shënjestër me terrorin e tij. Artikulli në SPIEGEL ec në gjurmët e mullahëve duke i dënuar në mungesë këta njerëz me akuzat më të ndyra. Kjo duket si nxjerrja e një fatwa për vrasje dhe terror. Kush po flet këtu, DER SPIEGEL apo Gjykata Revolucionare Iraniane?

Së treti, ky artikull përpiqet ta kriminalizojë opozitën e Muxhahedinëve të Popullit për motive të pisëta politike. Në këtë mënyrë, ai i shkel vetë pretendimet e tij lidhur me "kontrollimin e fakteve" etj. Boja në letrën e kryeredaktorit me datë 20 dhjetor 2018, në të cilën ai kërkon falje për shkeljet e mëparshme në rastin e Claas Relotius, nuk është tharë ende: "Kemi qenë gjithmonë krenarë për sistemin tonë të mbrojtur ku tekstet lexohen nga kaq shumë sy. Dokumentarët tanë janë kontrolluesit e fakteve të cilët supozohet të kontrollojnë tekstet tona e të eliminojnë gabimet. Sot e dimë që ky sistem është i paplotë."

Megjithatë, sot, kjo histori po përsëritet në një formë shumë më serioze në publikimin aktual të SPIEGEL, gjë që rrezikon jetët e mijëra anëtarëve të PMOI-së si brenda, ashtu edhe jashtë vendit.

Shumë nga këto pretendime të rreme në artikullin e fundit nuk i janë dorëzuar Rezistencës Iraniane për miratim, dhe nuk i janë nënshtruar madje as një rishikimi të thjeshtë online, gjë qe nuk mund të jetë e rastësishme.

 

Kronologjia dhe sfondi i krijimit të artikullit gënjeshtar në SPIEGEL 

  1. Spiegel Online ngriti një sërë akuzash të rreme kundër PMOI-së dhe Rezistencës Iraniane në një artikull të shkruar nga Hasnain Kazim më 11 maj 2018, të titulluar "Muxhahedinët e Popullit në Iran: Miqtë e Rinj të Amerikës." Atje thuhet se kjo lëvizje "nuk ka mbështetje brenda vendit" dhe në të shkuarën ka qenë "ndonjëherë marksiste, ndonjëherë me idologji staliniste, dhe disa "ish-anëtarë" e akuzojnë për veprimtari "në formë sekti" në të shkuarën. 
  2. Përfaqësuesi i NCRI-së në Gjermani e kundërshtoi shpifjen duke shkruar: "Pyetja që nuk ka marrë përgjigje është: Nëse – siç deklaron artikulli – Muxhahedinët e Popullit vërtet nuk kanë mbështetje nga popullsia, nëse janë një forcë kaq sektare dhe e parëndësishme, pse janë ata shqetësimi kryesor i regjimit? Pse janë shënjestra parësore e shtypjes në Iran? Pse u kërkon regjimi shteteve të tjera që ta kufizojnë PMOI-në? Dhe së fundmi, pse PMOI sipas organizatave të inteligjencës gjermane është shënjestra kryesore e keqinformimit të shërbimit sekret iranian edhe në Gjermani?" Pavarësisht kërkesave të përsëritura që përfaqësia në Gjermani ia dërgoi SPIEGEL-it, asnjë fjali e vetme e përgjigjes sonë nuk u publikua.
  3. Të dielën, më 30 shtator 2018, reporterja e SPIEGEL Luisa Hommerich bëri një vizitë të panjoftuar në shtëpinë e refugjatëve  / disidentëve iranianë – anëtarë të opozitës Muxhahedinët e Popullit (PMOI) – në Shqipëri dhe kërkoi një intervistë me z. Farid Tutonchi, njëri nga përfaqësuesit ligjorë të banorëve. Në mënyrë që të fitonte besim, ajo tha se ishte në kontakt me Javad Dabiran-in nga zyra e NCRI-së në Gjermani. Ajo tha se kishte ardhur në Shqipëri për të raportuar mbi refugjatët sirianë dhe kishte shfrytëzuar rastin për të vizituar shtëpinë e disidentëve iranianë. Do të largohej nga Shqipëria më 2 tetor. Është e qartë se banorët nuk e pranuan hyrjen e këtij personi të panjohur pa njoftim paraprak.
  4. Kërkimet zbuluan se Luisa Hommerich nuk ishte aspak një gazetare e zakonshme. Ajo kishte kaluar një kohë të gjatë në Iran dhe kishte kontakte me organet represive dhe të sigurisë. Ajo "kishte studiuar" në Teheran në vitet 2016 dhe 2017 dhe kishte qëndruar gjithashtu në atë vend në janar 2018. Arsyeja të thotë se Muxhahedinët e Popullit, të cilët janë shënjestra kryesore e terrorit të regjimit, nuk mund t’i besojnë një personi të tillë me një sjellje kaq të çuditshme. Regjimi po merr para nga kombi i varfëruar iranian për hilet më të ndyra, Per Sandberg, ministri norvegjez i peshkimit, rekrutimi i Monica Witt, një oficere e Ushtrisë Amerikane për kundër-inteligjencën, si dhe marrja e këshilltarit ushtarak afgan Abdul Hamid S. Spiunët e tij fluturojnë një nga një nga njëri shtet në tjetrin. 
  5. Kërkime të mëtejshme treguan se vizita e planifikuar tek "refugjatët sirianë" ishte një mashtrim dhe se znj. Hommerich kishte ardhur në Shqipëri me një plan të para-llogaritur kundër PMOI-së. Ajo ishte takuar me disa agjentë iranianë inteligjence në Shqiëpri më 1 tetor, bashkëpunimi i të cilëve me shërbimin iranian të inteligjencës ishte zbuluar dhe publikuar në detaje që më parë. Këta ishin njerëz si Ehsan Bidi, Manochehr Abdi, Hassan Heyrani. Mund të mësoni shumë rreth background-eve të këtyre personave në uebsitet që vijojnë:

https://www.ncr-iran.org/en/ncri-statements/terrorism-fundamentalism/15404-mullahs-intelligence-dispatches-agent-to-albania-as-refugee-to-disrupt-transfer-of-camp- liberty-residents? highlight = WyJlaHNhbiIsIidlaHNhbiIsImJpZGkiLCJlaHNhbiBiaWRpIl0 =

http://iranprobe.com/camp-liberty-2/mois-s-agents-and-spies/ehsan-bidi,-iran-ministry-of-intelligence-agent-in-albania.html

  1. Si rezultat, mbasditen e 2 tetorit, znj. Hommerich u kap duke iu afruar në fshehtësi vendbanimit të mbrojtur të këtyre refugjatëve – anëtarë të PMOI-së – nga një anë tjetër. Stafi shqiptar i sigurisë e ndaloi dhe ajo u detyrua të ikte. 
  2. Më 12 tetor 2018, në një letër drejtuar kryeredaktorëve të SPIEGEL, z. Steffen Klusmann, znj. Barbara Hans dhe z. Ullrich Fichtner, zyra e NCRI-së në Gjermani iu referua 'sjelljes joprofesionale dhe të dyshimtë' të reporteres Hommerich, gjë që 'mund të çojë në shfrytëzimin e revistës Der Spiegel nga fashizmi fetar i Iranit kundër opozitës iraniane." Me detaje dhe duke ua kujtuar artikullin online të Spiegel më 11 maj 2018, përfaqësia e NCRI-së u kërkoi kryeredaktorëve "të mos e lejonin regjimin iranian dhe agjentët e tij famëkeqë që ta bëjnë SPIEGEL-in një tribunë kundër popullit dhe rezistencës së Iranit. "

Por, si zakonisht, nuk morëm asnjë përgjigje nga perandoria e pandershme dhe tepër arrogante e SPIEGEL. Ky shtyp e ka harruar se epoka e skllavërisë moderne ka mbaruar nën keqpërdorimin e Flamurit të Shenjtërisë së Shtypit. Rezistenca Iraniane përbëhet nga ata njerëz të cilët, duke paguar çmimet më të larta, bënë që të dështonin krimet e Ajatollah Khomeini-t nën flamurin e Islamit dhe Shia-s, i cili ishte 1000 herë më i fortë se flamuri i atyre që rrinë në shtëpinë e SPIEGEL. 

  1. Më 14 nëntor, z. de Mathieu von Rohr, Zëvendës Kryetar i Punëve të Jashtme në Spiegel i shkroi z. Dabiran për arsye formaliteti: "Kolegia jonë Luisa Hommerich është përpjekur të kontaktojë me ju disa herë që nga fillimi i shtatorit – fatkeqësisht pa ndonjë sukses të veçantë. Tani që duam të publikojmë artikullin mbi organizatën e 'Muxhahedinëve të Popullit', do të doja t’ju nxisja që t’u përgjigjeni pyetjeve që vijojnë deri në mesditën e së martës, 21 nëntor. Kryeredaktori ishte aq me nxitim saqë kishte harruar ta shihte në kalendar që e marta i binte 20 dhe jo 21 nëntor. Kjo letër ngrinte akuza të shumta kundër PMOI-së në formën e dhjetë pyetjeve. Edhe Ministria e Inteligjencës dhe mediat e saj kanë turp t’i ngrenë disa nga këto akuzime. Në pyetjen e parë, redaktori shkruan: "Sipas hulumtimeve tona, anëtarët (e PMOI-së) nuk janë të lejuar të përdorin celularë, orë apo kalendare." Duket sikur Muxhahedinët e Popullit ia kanë hequr kalendarin me forcë redaktorit të jashtëm, Herr von Rohr, në mënyrë që ai të mos e gjente datën e rëndësishme. 
  2. Në të njëjtën ditë, më 14 nëntor, delegacioni i NCRI-së në Gjermani iu përgjigj zëvendës kryetarit të departamentit duke shkruar: "E kemi marrë letrën tuaj sot dhe po përgatitim një përgjigje. Do t’jua dërgojmë përgjigjen sapo të jetë gati. Pastaj do të donim t’ju ftonim të vizitoni vendbanimin e regugjatëve iranianë në Shqipëri. Megjithatë, do të donim t’ju sillnim në vëmendje pikat që vijojnë: Për të sqaruar secilën nga këto çështje, ne do t’ju japim dokumenta shtesë." Kjo letër shoqërohet nga 13 dokumenta autentikë në përgjigje ndaj të gjitha akuzimeve absurde që shfaqen në artikullin e 16 shkurtit. E mbyllëm letrën me këtë paragraf: "Konfirmojmë që për ju – me kushtin që bazoheni në neutralitetin gazetaresk, larg nga keqdashjet, planet e komplotet e diktaturës fetare që sundon Iranin – nuk ka asnjë pengesë për të vizituar vendndodhjen e refugjatëve iranianë në Shqiëpri. Atje ju mund të shihni çdo gjë dhe të flisni me këdo që dëshironi për t’i parë faktet në vend dhe nga afër. I kemi vënë kufi vetëm shërbimit të inteligjencës së regjimit iranian, brigadës terroriste Quds dhe spiunazhit e terrorit të tyre." 
  3. Si rezultat, përfaqësia e NCRI-së e dha përgjigjen më 18 nëntor 2018, pra para afatit, në një letër prej 6600 fjalësh që përmbante një numër të madh shtesash dhe referencash të sakta në përgjigje të dhjetë pyetjeve të SPIEGEL, të cilat mbanin erën e Inkuizicionit mesjetar. Në letrën tonë, ne ftuam edhe një herë zëvendës kryetarin e departamentit që të vizitonte vendndodhjen e refugjatëve iranianë anëtarë të PMOI-së në Shqipëri. 
  4. Nëse shpirti i Relotius nuk do të kishte mbizotëruar në SPIEGEL, tre muajt (14 nëntor 2018 deri më 16 shkurt 2019) do të kishin mjaftuar për përfaqësuesit e perandorisë SPIEGEL që të begenisnin të vizitonin rezidencën e Muxhahedinëve të Popullit në Shqipëri. Por ata parapëlqyen të shkruanin si Khomeini se "shumë Muxhahedinë praktikohen tre herë në javë për të prerë fyte me thikë, thyer duar, për të nxjerrë sy me gishta, e për të shqyer gojë." Myftitë me bazë në Hamburg e dinë mirë: Këto fjalë mund të jenë një fatwa vdekjeprurëse kundër Muxhahedinëve të Popullit. Ata nuk e kuptojnë se ka kaluar koha kur zbatohej parimi: "Sa më e madhe gënjeshtra, aq më e besueshme është për masat." 
  5. Më 19 nëntor, Mathieu von Rohr i shkroi Javad Dabiran-it: "Faleminderit për letrën dhe përgjigjet tuaja. Do t’i konsiderojmë në raportimin tonë." Mund ta lexoni letrën e përgjigjes sonë në uebsitin e Komitetit të Punëve të Jashtme të Këshillit Kombëtar të Rezistencës [2] dhe më pas ta vlerësoni vetë se sa i ka marrë në konsideratë DER SPIEGEL përgjigjet tona. Pavarësisht informacionit tonë të detajuar, artikulli i 16 shkurtit në SPIEGEL deklaron: "Vetëm pas një e-mail-i konfrontues me akuzime nga ish-anëtarë u përgjigj zëdhënësi gjerman i NCRI-së dhe mohoi virtualisht gjithçka." Në fakt, kur vjen puna për intriga të ndyra politike dhe interesa të ulëta ekonomike, guximi, me fuqi të paimagjinueshme zëvendësohet nga turpi. 
  6. Më 24 nëntor, ditën kur DER SPIEGEL donte ta publikonte artikullin – gjë që shpjegon edhe afatin që na ishte vendosur – u bë e qartë se DER SPIEGEL e kishte ndarë tekstin e tij me Ministrinë e Inteligjencës së Mullahëve. Ndërkohë që revista nuk e publikoi artikullin në atë kohë, "Shoqata Nejat", një degë e njohur e MOIS, publikoi tekstin e një interviste të Gholamreza Shekari-t me SPIEGEL në persisht. Gholamreza Shekari është personi që pretendon në artikullin e 16 shkurtit në SPIEGEL se është burgosur dhe torturuar 24 vjet më parë nga PMOI. 
  7. Për ta errësuar kontradiktën e madhe se është torturuar nga PMOI dhe më pas ka qëndruar në organizatë për 24 vite të tjera, artikulli shkruan se gjatë asaj kohe i është bërë shpëlarje truri. Shekari, si gjithë banorët e tjerë të Kampit Ashraf dhe Liberty, është takuar të paktën nga 2003 deri në 2016-ën disa herë ballë për ballë, pa praninë e anëtarëve të tjerë të PMOI-së, me zyrtarë të SHBA-së, përfaqësues të UNHCR dhe të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar. Në këto raste, ai thjesht mund të kishte thënë se donte të largohej nga kampi, siç kanë thënë banorë të tjerë të kampit, gjë që ai e dinte. Tani, pasi është rekrutuar nga Ministria Iraniane e Inteligjencës (MOIS), atij i kujtohet se është torturuar 24 vjet më parë. Artikulli i publikuar në uebsitin e MOIS dukej qartë se ishte shkruar nga reporteri i SPIEGEL. Kjo intervistë u përsërit në artikull. Është interesant fakti që ky mercenar sqaron në intervistën me SPIEGEL: "Për t’u kthyer në atdhe shkova tek ambasada iraniane." Megjithatë, Der Spiegel nuk e publikoi këtë fjali më 16 shkurt nga frika se do të turpërohej.
  8. Përfaqësuesi i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI) e përktheu në mirëkuptim – gjë që më vonë doli e pavend në kontakt me një agjensi moderne të propagandës së gënjeshtrave – këtë intervistë, ia dërgoi zëvendës-redaktorit dhe i shkroi, "Duam t’ju informojmë se uebsitit i 'Shoqatës Nejat', që është pjesë e Ministrisë iraniane të Inteligjencës, ka publikuar sot një artikull të kësaj shoqate nga Kermanshahu Qendror (një rajon në Iranin perëndimor) të titulluar ‘Intervistë e gazetës gjermane DER SPIEGEL me Gholamreza Shekari' qëllimi i të cilit është denigrimi i PMOI-së. Meqë DER SPIEGEL nuk e ka publikuar një intervistë të tillë, ky publikim (nga Shoqata Nejat) përbën një keqpërdorim të dukshëm të emrit 'DER SPIEGEL'." Letra deklaron më tej:

https://www.iran-efshagari.com/%D8%AA%D8%B4%D8%A8%D8%AB%D8%A7%D8%AA-%DA%A9%D8%AB%DB%8C% D9% 81-% D9% 88% D8% B2% D8% A7% D8% B1% D8% AA% D8% A7% D8 B7%%% 84% D9 D8% A7% D8% B9% D8% A7% D8% AA% D8% A2%% AE D8 D9%% 88% D9% 86% AF% D8 D9%% 87%% D8 A7-% D8% AF% D8% B1% D9% 84 /

Përveç ofrimit të detajeve e dëshmive të mëtejshme, përfaqësuesi i NCRI-së shkruan: "Shekari e pranoi në intervistën e pretenduar me SPIEGEL se kishte vizituar Ambasadën Iraniane në Shqipëri për të sqaruar çështjen e rikthimit të tij në Iran. Ky pohim nuk lë asnjë dyshim për bashkëpunimin e tij me regjimin. Pjesëmarrja e tij në fushatën e shpifjeve të regjimit kundër PMOI-së është pjesë e marrëveshjes për t’u kthyer në Iran." 

  1. Delegacioni i NCRI-së në Gjermani shkroi në një e-mail tjetër drejtuar zëvendës-kryetarit të departamentit më 25 nëntor 2018:

"Z. von Rohr, Në vijim të letrës sime të 24 nëntorit, ju informoj se uebsitet e MOIS, si YARAN-e IRAN, AAWA dhe IRAN-INTERLINK, kanë kryer mashtrim të dukshëm, duke cituar një artikull të SPIEGEL me Gholamreza Shekari-n kundër PMOI-së. Mund ta shihni këtë në link-et e mëposhtme: "

http://www.yaraniran.com/%D8%BA%D9%85-%D8%A7%D9%86%DA%AF%DB%8C%D8%B2%D9%87-%D8%AA%D8 % B1% DB% 8C% D9% 86-% D8% B3% D8% B1% DA% AF% D8% B0% D8 B4%%% AA% D8 D8% A8% D8% B1% D8% A7% DB 8C D8%%% AC% D8% AF% D8% A7% D8% B4% D8% AF% D9% 87-% DA% AF% D8% A7% D9% 86-% D9% 81 / 

http://aawa-association.com/index.php/sport/sport-neës/football/5421-2018-11-24-10-14-49

 http://iran-interlink.org/wordpressfa/%D8%B3%D8%B1%DA%AF%D8%B0%D8%B4%D8%AA-%D8%BA%D9%85-%D8%A7 % D9% 86% AF% DA% DB% 8C% D8% B2% DB% 8C% DA% A9% D8% AC% D8% AF% D8% A7% D8% B4% D8 D9% AF% 87% -% D8% A8% D9% 87-% D9% 86% D9% 82% D9% 84-% D8% A7% D8% B2-% D8% A7% D8% B4% D9% BE /

 

  1. SPIEGEL-Online e përsëriti prapë urdhrin e saj më 23 janar dhe kapi një debat politik në Spanjë me pretendimin se PMOI kishte mbështetur financiarisht partinë VOX, duke e shfrytëzuar si rast për të sulmuar PMOI-në dhe për ta quajtur "sekt" dhe "kult personaliteti". Për më tepër, artikulli thoshte se PMOI ka një mbështetje shumë të kufizuar në Iran dhe se iranianët nuk "e kanë harruar apo falur" qëndrimin e tyre (të PMOI-së) të mëparshëm në Irak. 
  2. Në një letër drejtuar SPIEGEL, më 1 janar, përfaqësuesi i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit iu përgjigj, inter alia, këtyre shpifjeve: "Ajo që populli iranian nuk do të harrojë e nuk do të falë janë krimet e luftës dhe krimet e këtij regjimi kundër njerëzimit. Për shembull, masakra e të burgosurve politikë në Iran në vitin 1988 të kujton asgjësimin e hebrejve nga regjimi i Hitlerit. "Është e qartë që ky artikull parapëlqen t’i "harrojë" këto mizori dhe t’i "falë" fashistët që sundojnë Iranin. Paqësimi i mullahëve në kurriz të popullit iranian, si dhe vuajtja e gjaku i qindra mijëra të burgosurve politikë të torturuar e të ekzekutuar janë vërtet të neveritshme. Nëse strukturat e Rezistencës Iraniane dhe të PMOI-së nuk do të kishin qenë thellësisht demokratike, ajo rezistencë ndaj një represioni e terrorizmi kaq brutal nuk do të kishte mbijetuar kurrë, ashtu si konspiracioni me fuqitë perëndimore dhe etiketimi i saj si organizatë terroriste. Regjimi mund t’i përsërisë shpifjet e tij të liga kundër POMI-së me etiketime si kult personaliteti, dominim, struktura anti-demokratike, dhe sekt sa herë të dëshirojë: kjo nuk do ta ndalë rrëzimin e regjimit, proces që udhëhiqet nga PMOI. Procesi që do të çojë në përmbysjen e mullahëve ka filluar dhe është i pakthyeshëm." 

Zyra përfaqësuese e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit u bën thirrje të gjithë individëve të ndërgjegjshëm që ta gjykojnë këtë shkelje të rëndë të paanshmërisë së shtypit e tw mos heshtin përballë këtyre metodave që të kujtojnë inkuizicionin, ku DER SPIEGEL është në shërbim të fashizmit fetar në Iran, i cili deri tani ka ekzekutuar 120,000 liri-dashës.

Zyra përfaqësuese e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit në Gjermani

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Pra, gjithshka shkruhet per kete kontigjent, nuk sqarohet nga vete media shqiptare, e cila e ka dhe duhet ta kete per detyre te sqaroje si jetojne dhe cilat jane problemet e tyre, -nese vertet kane probleme- por shtypi i huaj dhe kreu i ketij kontigjenti ne Gjermani japin te dhena si e qysh eshte gjendja e tyre ne Shqiperi!!! Ju lumte media shqiptare!!! Si gjithnje ne krye te detyres!!!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.