Si janë janë sot bunkerët e frikës kolektive
U ndërtuan gjatë regjimit komunist të Enver Hoxhës në periudhën 1975-1989. Pothuajse 40 vjet më vonë, Shqipëria është plot me kësulat e betonit që të kujtojnë, rrënojat e Luftës së Ftohtë. Fotograf Robert Hackman, vendosi të tregojë përmes fotografive mburojat e ndërtuara për t’u mbrojtur kundër armiqve të jashtëm.
Kur planeti po përgatitej për perspektivën e një lufte bërthamore katastrofike, diktatori i Shqipërisë, Enver Hoxha ishte i bindur se pjesa tjetër e botës kërkonte të përmbyste regjimin komunist. Për t'iu përgjigjur këtij kërcënimi, ai krijoi masivisht këta bunkerë, ku shumë besojnë se ndërtimi i tyre ishte konsolidimi i një frike kolektive, të brendshme dhe kombëtare.
Askush nuk e di saktësisht se sa janë. Ato vlerësohen nga 500,000 deri në 700,000. Ekspozita e forografit, e quajtur Metamorfoza, tregon si janë shndërruar këta bunkerë sot. Tani, siç thonë banorët ata janë pjesë e jetës së tyre të përditshme.
Add new comment