Tsipras në ikje...edhe pse ka mbështetjen e SHBA dhe Gjermanisë
Po jetojmë anën e kundërt të medaljes që kemi përjetuar në vitin 2015. Z. Tsipras atëherë kishte përkrahje të madhe në Greqi dhe nuk kishte mbështetje nga jashtë. Tani ai ka shumë më pak mbështetje brenda dhe më shumë nga jashtë. Kancelarja gjerman nuk e fshehu as në publik dhe as në takimet private që pati këtu në Athinë.
Merkel e konsideron Tsipras si një politikan shumë të aftë që di t’i luajë zaret ashtu siç bëri me akrobacinë e famshme pas referendumit. Mes tyre është krijuar një marrëdhënie besimi, e kombinuar me lehtësimin që i ka shkaktuar zonjës Merkel ndjesia se më në fund largoi nga radarët "dhimbjen e kokës” që i shkaktonte Greqia.
Edhe në SHBA, ku nuk janë më shumë se gjashtë njerëz që vendosin për çështjet e Greqisë, kanë shprehur përkrahjen e tyre ndaj zotit Tsipras. Është e rëndësishme për ta që ndërsa qeveritë e mëparshme nuk guxuan të miratonin ndërtimin e një naftësjellësi në Souda, një kryeministër majtist u dha dritën jeshile për instalimin e trupave amerikane në Greqi.
Pa dyshim, rol te gjermanët dhe amerikanët ka luajtur Marrëveshja e Prespës. Ata mendojnë se kjo ishte një lëvizje që i shërben interesave perëndimore dhe është marrë në vetëdije të plotë të kostove politike.
Çfarë do të thotë kjo politikisht? Jo shumë. Disa fantazojnë se dikush në Ambasadën e SHBA mund të shtypë një buton dhe menjëherë të ndikojë në rezultatin e zgjedhjeve apo t’i japë Kryeministrit një “letër magjike” që do të përmbysë gjërat nga poshtë-lartë. E njëjta gjë vlen edhe për Berlinin. Këto ndodhnin në të kaluarën. Mbështetja e jashtme rrallë përkthehet në diçka ... brenda. Përkundrazi votuesit SYRIZA-s të 2015 nuk do të çmendem me "dashurinë" e Tsipras me zonjën Merkel apo përqafimet me amerikanët. Sa për votuesit e qendrës, ata kanë sy dhe shohim se imazhi i kryeministrit jashtë nuk përputhet me mënyrën se si ai qeveris. Aspak fare.
Mbështetja dhe kontaktet personale në marrëdhëniet ndërkombëtare kanë një datë skadimi. Skadojnë, kur "produkti" është i tejkaluar ose nuk është i dobishëm në kohë. Është e thjeshtë: Fuqitë e mëdha të kohës sonë do të ndjekin shembullin e organizimit politik më jetëgjatë në vend, Kishës. Pyeta dikë që e di se si mendon Primati i Kishës, "nëse do jetë e mundur të simpatizojë Micotaqis", me të cilin ka një marrëdhënie të vështirë. "Nuk e shoh të lehtë", u përgjigj ai. Por u mendua pak dhe vazhdoi: "A e dini se kur do ta pëlqejë atë? Kur ai të bëhet kryeministër".
http://www.kathimerini.gr/1004480/opinion/epikairothta/politikh/me-to-vl...
Titulli dhe Perkthimi nga Respublica
Add new comment