Meta skeptik për ndryshimet në qeveri: Duket makiazh
Për ndryshimet në qeveri u pyet sot edhe Ilir Meta. Ai la të kuptohet se zëvendësimi i ministrave mund të mbetet një makiazh për të kapërcyer goditjen e rëndë që ka marrë imazhi i kabinetit socialist pas protestës së studententëve dhe skandaleve me Unazën e Madhe.
"Për mua është thelbësore të ndryshojë filozofia e qeverisjes, e cila duhet të jetë një filozofi bashkëpunuese. Një pjesë e madhe e shqiptarëve për të dalë nga pragu i varfërisë në të cilin ndodhen sot, por aq më tepër për të zgjeruar e për të konsoliduar shtresën e mesme në vendin e shoqërinë tonë, që është domosdoshmëri për të evituar një ndarje sociale, e cila mund të bëhet shumë e rrezikshme për shoqërinë tonë"- deklaroi Meta nga Korça.
Presidenti komentoi edhe largimin e Niko Peleshit nga dikasteri i Bujqësisë, duke thënë se për këtë sektor mungojnë politikat. "Në rast se nuk ndryshohen politikat për zhvillimin e bujqësisë, për mbështetjen e bujqësisë, ndryshimet e emrave, nuk u vlejnë as fermerëve, as ekonomistëve të vendit"-shtoi Meta.
Add new comment