Njolla "Gjiknuri" - DH Albania arrin në 30 milionë euro
18 milionë euro në Lotin i të Unaza e Madhe dhe rreth 12 milionë dollarë nga Opperatori i Sistemit të Transmetimit. Kompania fantazmë DH Albania” degë e shoqërisë së huaj “Dunwel Haberman”, e cila u verifikuar se kishte mashtruar me firmën dhe ishte pa përvojë, duket se ka preferencë të posaçme në sektroët me buxhet të madgh që drejtohen dhe menaxhohen nga Damian Gjiknuri.
Sipas buletinit të Agjencisë së Prokurimit Publik, në datën 5 nëntor të këtij vit rezulton se OST-ja ka prokuruar ndërtimin e linjës së re Burrel – Peshkopi dhe trakti dalës i nënstacionit të Burrelit, Lot i për një vlerë 1,206,942,000 pa TVSh. Vlera përfundimtare e kontartës është 1,447,693,172.40 lekë, pra thuajse 100% të fondit limit.
Shikoni kriterin e përzgjedhjes së fituesit: Çmimi më i ulët!
Shikoni fituesit e loteve të Unazës së Madhe se me cilën vlerë të fondit limit fitojnë:
Nuk duhen njohuri të posaçme për të kuptuar se në ministrinë e z. Gjiknuri e ka marrë ferra uratën. Zotëria u mbrojt para disa ditësh duke thënë se ka mbajtur garancinë, pra sigurimin e kontratës për skandalin tek Unaza e Madhe dhe ndoshta këtë gjë do ta bëjë edhe këtu. Pyetja që shtrohet është: si mundet që një kompani e vetme të fitojë brenda një kohe të shkrutër, nga i njëjti autoritet kontraktor, dy kontrata me vlerë 30 milionë euro?
Ndoshta mund të jetë më i miri i të mirëve, por ja që skandali është shumë i madh. Zoti Gjiknuri po del qartë si lojtari më i madh i parave publike në qeverinë e z. Rama, por një lojtar që nuk duket se kontrollon edhe aq shumë situatën. E mira e do që ky ministër të largohet nga posti, pasi njolla që ai po lë mbi qeverinë - për pakujdesi ndoshta - është shumë e madhe. Nuk beson dot njeri se ka arsyetim të shëndoshë që një kompani mund të autorizohet të marrë 30 milionë euro punime për sektorë ku nuk duket se ka shumë përvojë.
Add new comment