Partia Demokratike e Kllounëve/Deputetë të PD-së, sms solidariteti Fatmir Xhafës pas shkarkimit
Një debat i pazakontë është konsumuar në emisionin “Opinion” mes drejtuesit Blendi Fevziu dhe deputetit të Partisë Demokratike Flamur Noka. Një ankesë e këtij të fundit për mbyllje mikrofoni ka përshkallëzuar në akuza dhe sulme ndaj Fevziut se “i bën fresk qeverisë”.
Në debat e sipër gazetari në fjalë që ka lidhje informacioni të nivelit të parë me politikën është shprehur se
fresk qeverisë i bën opozita. Ju i keni drejtuar mesazhe Fatmir Xhafës se si të hoqi etj.. Ky është turp
Është një grimcë e atij teatri tinzar që luhet 24 orë në 24 dhe në të cilin virtuozi Lulzim Basha ndjehet mesa duket komod dhe në habitatin e vet.
Add new comment