Pako bombë në shtëpinë e Soros

Një pako bombë u gjet në kutinë postare jashtë shtëpisë së investitorit George Soros në Nju Jork. Policia lokale u vu në alarm pas njoftimit të një prej punëtorëve se në shtëpinë e miliarderit kishte mbërritur një pako e dyshimtë.
"Një punonjës i shtëpisë hapi paketën dhe pa diçka që dukej si pajisje shpërthyese. Ky person e transferoi pakon në një zonë të pyllëzuar"- sqaroi më vonë Policia e Nju Jorkut. George Soros nuk ishte në shtëpi në kohën që mbërriti pakoja.
George Soros, një aktivist politik dhe miliarder i njohur, është një nga kritikët më të ashpër të Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump. Në të kaluarën, ai e ka quajtur qeverinë e Trump "rrezik global" dhe ish-manjatin e ndërmjetësimit "fenomen të përkohshëm" që do të "zhduket" në vitin 2020. Një qasje të ngjashme e ka patur edhe kryeministri shqiptar Edi Rama, të cilën tani e ka ndryshuar. Soros njihet si një mbështetës i mprehtë i demokratëve. Manjati hungarez ka kontribuar më shumë se 15 miliardë dollarë në fushatat zgjedhore për kandidatët e fraksioneve të majta.
Add new comment