Kolumbia i bashkohet NATO-s me statusin e partnerit global
Kolumbia pritet të jetë anëtari më i ri i NATO-s në formën e një partneri global. Lajmi është bërë i ditur nga presidenti Juan Manuel Santos pak përpara zgjedhjeve parlamentare. Kolumbia nënshkroi një marrëveshje partneriteti me Aleancën në vitin 2017, pas arritjes së paqes me rebelët e FARK.
Kolumbia përfiton shumë nga të qenit pjesë aktive e komunitetit ndërkombëtar, shumë nga problemet me të cilat përballemi janë përherë e më shumë globale dhe ne kemi nevojë për mbështetjen dhe bashkëpunimin me vende të tjera për zgjidhjen e tyre
është shprehur Santos.
Statusi formal i Kolumbisë do jetë ai i partnerit global, njësoj si ai i Afganistanit, Australisë, Irakut, Japonisë, Koresë së Jugut, Mongolisë, Zelandës së Re dhe Pakistanit. Të cilët nuk janë të detyruara të marrin pjesë në misione ushtarake.
Add new comment