Perëndimi bombardon Sirinë (Video)
Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Franca kordinuan një sulm me raketa të shtunën në mëngjes kundër objektivave siriane si kundërpërgjigje për përdorimin e armëve kimike nga Bashar al-Assad.
Ndërhyrja ushtarake e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara u njoftua nga Presidenti i SHBA Donald Tramp, që theksoi në një konferencë për shtyp se kishte urdhëruar sulme precize në Siri.
"Është koha që të gjitha kombet e civilizuara të bashkohen urgjentisht dhe t'i japin fund luftës civile në Siri, duke mbështetur procesin e paqes së Kombeve të Bashkuara në Gjenevë"- përfundoi ai.
Deklarata e Tramp u pasua nga njoftimi zyrtar i kryeministres britanike Teresa Mei, e cila tha se autorizoi forcat britanike për të kryer sulme të koordinuara në Siri me qëllim uljen e mundësive për përdorimin e armëve kimike nga regjimi sirian.

Më shumë se 100 raketa u lëshuan për një orë mbi Siri duke goditur një qendër shkencore për që pretendohet se përdorej për armët kimike. Moska reagoi ashpër duke thënë se asnjë prej bazave të saj në Sri nuk është sulmuar dhe se SHBA, Franca dhe Britania do të përballen me pasoja të Rënda.
Add new comment