PD-LSI kërkojnë kokën e Ramës

Postuar në 18 Tetor, 2017 15:22

PD dhe LSI kanë hyrë qartazi në një aleancë të konfirmuar politke, duke shfrytëzuar rrethanat e krijuara pas çështjes Tahiri dhe dosjes Habilaj. Tashmë me një kërkesë të zyrtarizuar për largimin e kryemiistrit Rama, pas një tryeze që themeloi Frontin e ri opozitar.
"Jemi të bindur se drejtuesi dhe përgjegjësi kryesor i lidhjeve të krimit e narkotrafiqeve me kupolën e lartë të shtetit dhe përfaqësuesi kryesor i narkoshtetit, interesave të oligarkisë dhe të korrupsionit është kryeministri Edi Rama.
Ky Front kërkon: largimin e kryeministrit nga drejtimi i qeverisë si përgjegjësi kryesor i lidhjeve të krimit me kupolën qeverisëse, si përfaqësuesi i interesave të korrupsionit dhe oligarkisë, si ideatori dhe realizuesi i blerjes së votave dhe kërcënimit të votuesve.
Ky Front i kërkon Prokurorit të Përgjithshëm të nisë urgjent dhe të kryejë me shpejtësi, në përputhje me dispozitat kushtetuese e ligjore, hetimin për ish-Ministrin Sajmir Tahiri, të hetojë edhe lidhjet e ministrave të tjerë të kesaj qeverie me trafiqet dhe implikimin e tyre në bashkëpunimin kriminal për blerjen e votës në 25 qershor 2017"- thuhet në deklaratë. 

Comments

Submitted by Topuz KERBACI (not verified) on

Dakort me opoziten e "per-bashkuar", per te kerkuar doreheqjen e Edi Rames. Plotesisht dakort.
Pooooooor, me perpara, te dridhen mire para drejtesise, per GERDECIN, 21 JANARIN (bashke me sebepciun ILIR META), rrugen e KOMBIT, RRUGEN E ELBASANIT, TEC- VLORE ( qe nuk punon), dhe te tjera e te tjera vjedhje, abuzime e vrasje per prona dhe rivalitet politik ( Sokol OLLDASHI e Azem HAJDARI), qe kane ndodhur nga Sali BERISHA, ILIR META, LUL BASHA, MONIKA KRYEKOMISARJA, e banda e tyre si lukuni ujqerish te pangopur.
Prandaj keta PD e LSI, te trembur nga VETINGU, po mbajne kete vije sjellje, te programuara nga Ruset ne pisllek me Italianet,mper te goditur PS.
Po kush i ha keto dokrra ?
Do te japin llogari nje me nje njehere, , e pastaj te kerkojne llogari nje me nje.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.