"Nuk jap dorëheqjen. Përgjegjësia është individuale"

Postuar në 17 Tetor, 2017 23:34

Kryeministri Edi Rama ka bërë të qartë se nuk ka ndërmen të japë dorëheqjen të cilën po ja kërkon së fundmi opozita. Nuk ka një qëndrim zyrtar për këtë, por Rama i është rikthyer komunikimit me ndjekësit në Facebook, duke sqaruar se cilat do jenë qëndrimet e tij. Në disa prej reagimeve kryeministri thotë:

Nuk ekziston ne demokraci koncepti i nje kabineti te lidhur me krimin, sepse pergjegjesia eshte individuale dhe as kolektive, as shoqerore, as farefisnore!…ate qe pashe edhe une, biseden e dy krimineleve dhe atyre kriminele nuk u them une nga vetja, po u thote policia, prokuroria, gjykata italiane…Nderkohe une as mbrojta kend, as thashe qe ata genjejne sepse kete duhet ta provojne organet ligjzbatuese”, shprehet kryeministri.

Në përgjimet e publikuara, i ndaluari Moisi Habilaj flet edhe për zgjedhjet dhe qarkullimin e parasë së pistë në to. Diçka tek e cila opozita patjetër që do të kapet këto ditë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.