Miratohet vendimi për vulën elektronike të dokumenteve. Çfarë kuptimi ka tenderi i kioskave dixhitale në Tiranë?
Qeveria shqiptare ka miratuar dje vendimin për vulën elektronike, duke hapur rrugën që dokumentet e printuara nga entet që ofrojnë shërbime publike elektronike të kenë të njëjtën vlerë ligjore me ato që lëshohen nga zyrat fizike. Vendimi për “Miratimin e Rregullave të Shërbimeve Publike Elektronike” sanksionon ndër të tjera se: “Dokumentet administrative elektronike që përfitohen nga transmetimi elektronik i të dhënave, me vulë elektronike, kanë të njëjtën vlerë ligjore dhe fuqi provuese si çdo dokument tjetër zyrtar”.
Dhe në një pikë tjetër: “Vulosja e dokumenteve administrative elektronike, të gjeneruara nga transmetimi elektronik, garanton autenticitetin e dokumentit në formatin elektronik”.
Në terma praktikë institucionet shqiptare tashmë kanë mundësi që për dokumente të caktuara, në bazë të një autorizimi nga të interesuarit mund të gjenerojnë dokumentacion ligjor pa patur nevojë paraqitjen e tij si më parë. Po kështu certifikatat printohen edhe nga portalet qeveritare dhe me vulën elektronike e cila në printim konvertohet vizualisht, dhe me këtë rast qytetari ka mundësi të nxjerrë certifikatën e vetes.
http://www.kryeministria.al/al/newsroom/vkm/vendime-te-miratuara-ne-mble...
VKM-ja ka kohë që pret në sirtarët e ministrisë së dikur drejtohej nga Milena Harito por ishte shtyrë. Vendimi është një akt formal, sadoqë paraqitet si arritje nga kryeministri, pasi platforma dhe ndërveprimi i sistemeve janë siguruar me kohë. Nga ana tjetër, VKM-ja bën të pakuptimtë dhe shpërdorues prokurimin nga bashkia e Tiranës të kioskave dixhitale për shërbimin e certifikatave, në kushtet kur tani kjo gjë zgjidhet thuajse definitivisht.
Add new comment