Vuçiç: E ardhmja jonë varet pjesërisht nga dialogu për Kosovën
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se e ardhmja e Serbisë varet deri diku edhe nga ecuria e dialogut të brendshëm për Kosovën.
"Ne do të vazhdojmë me bisedat mes nesh, do të ketë diskutime me shoqërinë civile, autositetet qeveritare, kishat, parlamentin, komitetet parlamentare…Kudo ku mund të diskutojmë. Kjo është një çështje e të gjithëve ne, në një pjesë të mirë, e ardhmja jonë varet nga kjo”, tha ai raporton agjencia “B92”.
Nisma e Vuçiç për dialog të brendshëm është pritur me të ndryshme. Nga një pikëpamje ajo shihet si një mënyrë e hollë për të afirmuar një sovranitet simbolik të Serbisë mbi Kosovën, por që do të hapë rrugën për nxjerrjen e saj nga kushtetuta serbe. Vetë dialogu presupozon se Kosova trajtohet si territor historik, diçka që bie ndesh me të gjithë aspektet e realitetit të sotshëm, ndërkohë që shumëkush e vlerëson nismën e Vuçiç si një mënyrë për të zgjidhur çështjen në fjalë që është barrë për Serbinë.
http://www.b92.net/eng/news/politics.php?yyyy=2017&mm=08&dd=25&nav_id=10...
Add new comment