Përtej njohjes si shtet/Demarkacioni i kufirit me Serbinë, problem jo i vogël për Kosovën

Postuar në 19 Gusht, 2017 15:38

Beteja e vërtetë e Kosovës me Serbinë do të jetë demarkacioni. Tani që Beogradi zyratr ka hapur të ashtuquajturin dialog të brendshëm, njohja formale e shtetit të Kosovës është vetëm çështje kohe dhe negociate për territorin. Ivica Daçiç, ministër i Jashtëm i Serbisë ka deklaruar se lështrimet territoriale reciproke janë një rrugë, por edhe nëse ideja e tij nuk do të pranohet ndarja e kufirit paraqet probleme teknike jo të vogla. Rreth kësaj çështjeje ka bërë disa komente Avni Mazrreku, profesor i të Drejtës Europiane, i cili përmes një interviste për ekonomiaonline.com, ka vënë në dukje disa momente.

Serbia do ta ketë vështirë që të bisedojë për kufirin me Kosovën, ngase vijën kufitare e njeh si një vijë kufitare administrative, përderisa për Kosovën ky është kufi ndërshtetëror. E para çka duhet me u zgjidh midis dy vendeve, Serbisë dhe Kosovës, është pozicionimi i qartë se si kualifikohet kjo vijë kufitare. Pavarësisht që ka pasur një marrëveshje të ndërmjetësuar nga ana e Bashkimit Evropian për menaxhimin e integruar të kufirit, kjo më tepër ka shkuar në një kontekst të themi teknik të organizimit të qarkullimit të ndërsjellë të njerëzve dhe mallrave midis këtyre dy shteteve dhe nuk e ka zgjidhur këtë problem politik, të hapur midis këtyre dy shteteve.

Një problem i pambyllur në të cilin ka qenë i involvuar edhe KFOR-i në Kosovë, sipas rezolutës 1244, është çështja e majës ku ka qenë i vendosur sistemi i radarëve të ish-Jugosllavisë, përkatësisht të Serbisë, të cilët radarë kanë qenë të bombarduar gjatë kohës së bombardimeve të NATO-s. Kjo pikë të themi që është e kontestuar nga ana e Serbisë dhe KFOR-it deri më tani, dhe më vonë do të jetë e kontestuar midis Kosovës dhe Serbisë. Po ashtu një çështje tjetër që do të sjellë telashe në bisedimet në kontekst të demaskimit midis Kosovës dhe Serbisë është edhe çështja e liqenit të Gazivodës. Numri më i madh i dokumenteve që do të ndihmonin përcaktimin e kufirit ndodhen në Serbi, e shumica prej tyre janë të kohës së ish-Jugosllavisë

thotë ai.

Sipas tij institucionet e Kosovës duhet të marrin si pikë referimi Kushtetuta e vitit 1974, e cila është baza mbi të cilën ka filluar të ndërtohet procesi i pavarësimit të Kosovës. Kosova ka probleme edhe me demarkacionin me Malin e Zi, pasi vija e propozuar dhe dakordësuar nga dy qeveritë nuk është ratifikuar nga parlamenti kosovar për shkak të kundërshtimit të fortë të opozitës.

http://www.ekonomiaonline.com/politike/demarkacioni-serbine-veshtire-te-...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.