Binjakët ballkanikë: Ju pyetëm, nuk thatë asgjë. Do vendosim vetë - por përgjegjësinë do ta ndajmë me ju
Deutsche Welle, seksioni shqip, publikon sot një shkrim për nismën e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, për dialog të brendshëm për Kosovën. Personat që prononcohen për këtë çështje janë analistë serbë dhe sipas tyre, Vuçiç, po konsumon një manovër taktike nën ombrellën e një sipërmarrje me tone hollivudianë. Veçojmë këtë prononcim të Dushan Janjiç nga Forumi i Beogradit:
“Në thelb, Aleksandar Vučić nuk ka një ide të qartë, por që përpara i diskualifikon të tjerët, që kanë mendim të ndryshëm nga ai. Thirrja e Vučić-it për dialog nuk është gjë tjetër veçse një manovër taktike: Krejtësisht sipas motos: ju pyeta, nuk thatë asgjë, pra unë edhe më tej do të vendos vetë - por përgjegjësinë do ta ndaj me ju", shkruan DW.
Ç’rëndësi ka këtu se çfarë do të ndodhë me Kosovën dhe Serbinë, kur atë e vendosin të tjerë? Asnjë rëndësi. Ndaj vlen për të parë te këto akrobaci të Vuçiç, platformën e bashkëqeverisjes me serbët, në frymë dhe metodë të njëjtë me atë të mikut të tij në Tiranë. Fjala “Dialog” këtu është kocka për fukaranë që të lëpijë iluzionin se po dëgjohet. Para disa ditësh, z. Rama shpërndau një shkrim që cilësonte atë dhe Vuçiç si përjashtime të socialdemokracisë në Ballkanin Perëndimor. Kuptohet vetiu se çfarë truku banal ndiqet nga këta dy binjakë, edhe pse duhet thënë se për aq sa dihet të dy ndryshojnë shumë nga statusi financiar.
Add new comment