Gjermanë në Bullgari - prapakthim në rrënjët e natyrës

Postuar në 03 Gusht, 2017 11:01

 Italianët preferojnë Shqipërinë dhe Rumaninë, gjermanët me gjasë Bullgarinë. Është fjala për një lloj tjetër emigrimi, jo thjesht për arsye ekonomike, por një rikthim në një lloj jete që perëndimi e ka asgjësuar përfundimisht. Al Jazeera shkruan për zhvendosjen e disa gjermanëve në Bullgari, një vend që ka përjetuar shpopullim masiv të fshatrave. Fshati Odrintsi është një prej tyre, me vetëm dy banorë: një grua e shkuar në moshë dhe një bari. Tani kanë ardhur gjermanët, 14 të rritur dhe 5 fëmijë. Blenë 8 shtëpi të vjetra dhe i rregulluan. Morën me qera më shumë se 100 ha tokë që e punojnë. Blenë kafshë, kuaj, gomerë, dele, dhi, qen, mace dhe nisën të jetojnë njësoj si fshatarët bullgarë shekuj më parë. Pa elektricitet, pa makina, pa pajisje elektronike, pa internet. Meditim, punë dhe diskutime pafund për kuptimin e jetës – ja dita e këtyre gjermanëve. Më poshtë disa foto nga ky komunitet që refuzon atë që Perëndimi i ka bërë planetit:

http://www.aljazeera.com/indepth/inpictures/2017/07/bulgaria-germans-red...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.