Koha për një dekoratë dhe titull "Ballist Morina"
Në Kroaci është arrestuar personi i quajtur Ballist Morina i cili është vendosur të ekstradohet në Serbi. Aty Morina pritet të gjykohet për ngritjen e dronit në Beograd gjatë ndeshjes së 14 tetorit 2014 mes Serbisë dhe Shqipërisë. Ngjarje cila provokoi shumë reagime.
Në Shqipëri Morina u brohorit si hero, baneri i tij Autoctonous me Ismail Qemalin dhe Isa Boletini, riprodhim i fabulës nacional-propagandistike të Kinostudios “Shqipëria e Re”, ka hyrë si mall tregu, pse jo simbol krenarie te një pjesë e popullsisë në Shqipëri. Morina u ndalua për armëmbajtje pa leje para ndeshjes Shqipëri – Serbi që zhvillohej në Elbasan, por u lëshua nga Gjykata e Lartë e Shqipërisë me argumentimin se policia nuk kishte marrë masa për mbrojtje e tij.
Kësaj radhe për mosprekjen e tij po angazhohet ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj. Ja se çfarë thuhet në një njoftim të Ministrisë së Brendshme:
“Lidhur me çështjen e arrestimit për efekte esktradimi të shtetasit shqiptar Ismail Morina, Ministri i Puneve të Brendshme, Dritan Demiraj, që një muaj më parë sapo është njohur me ndalimin e tij, ka marrë mënjëherë kontakt me ambasadoren kroate në Tiranë znj. Sanja Bujas-Juraga, të cilën e ka informuar në detaje për cështjen në fjalë…Ministri i Punëve të Brendshme, Dritan Demiraj po vijon me intensitet përpjekjet për zgjidhjen në rrugë ligjore të kësaj cështje, duke kërkuar nga autoritetet kroate që çështja të gjykohet drejt”.
Pra Ismail Morina po merr vëmendjen e autoriteteve shqiptare njësoj si Ramush Haradinaj, ndalimi i të cilit në Francë u bë pas një kërkese nga Interpol Serbia. Mirëpo Haradinaj ka një status politik, një angazhim të njohur ndërkombëtarisht. Ai ka kryer funksione politike dhe ka qenë pjesë e vendimmarrjes. Çfarë përfaqëson Morina më shumë sesa një status mediatik dhe një hero të pompuar nga televizione që kanë të drejta dhe interesa ekonomike mbi kombëtaren shqiptare të futbollit që të përligjë ndërhyrje të tilla? Asgjë. Ai është një qytetar që ka probleme me ligjin, që lëviz i armatosur dhe gëzon privilegje që nuk dihet nga burojnë. Nëse shteti shqiptar kërkon të mbrojë me çdo kusht individin në fjalë, atëherë ai duhet t’i japë një status zyrtar 14 tetorit dhe që këtejntë shpallet edhe një titull i posaçëm. Mundet p.sh presidenti i ri të propozojë dekoratën “Ballist Morina” për akte të shquara që ngrenë lart krenarinë e tifozëve. Kjo politikë ka nevojë për heronjtë dhe simbolet e veta, që i gjen më së miri në stadiume. Përndryshe angazhime të kësaj natyre e bëjnë qesharak një shtet që edhe kështu nuk është se e merr kush seriozisht. Kualifikimi juridik do të mbyllte një histori që nuk nderon kënd dhe që nuk përligj heshtjen e plotë dhe injorimin që u bëhet shumë qytetarëve të tjerë shqiptarë për të cilët nuk kërkohet as gjykim i drejtë, e madje letrat e ekstradimit bëhen sa më shpejt të jetë e mundur.
Comments
Bageti shqiptariste
Keta jane te ngeshem sepse problemet e tjera qe kane si popull nuk i njohin. Ky mavria qe nuk ka breke ne b.the dhe akoma fle me dyshek me kashte por bredh me fuoristrade eshte bere sikur te jete Ati i kombetares se futbollit, packa se fytyra e tij prej morracaku fsheh shume gjera. Kjo tregon sa sa poshte ka rene patriotizmi, ka ngelur ne veprimet e analfabeteve dhe tifozeve, bageti e futboll
Add new comment