Rama lajmëron ngritjen e një Agjencie të Pasurive të Paluajtshme

Postuar në 11 Korrik, 2017 19:00

Katër vjet ikën me një bilanc të madh dështimesh të qeverisë PS-LSI, e megjithatë mungesa e alternativës la në pushtet formacionin që drejton Edi Rama. Tashmë që populli i dha atë që dëshironte, timonin i vetëm, kryeministri po shpalos platformën e një përgjegjësie të përbashkët që sipas tij është një raport i ndërsjelltë mes shërbimeve që ofron shteti dhe kulturës shtetdashëse të qytetarëve.

Në turin e dëgjesash që sapo ka nisur kryeministri Rama po e nis nga ato që duhet ta kishte nisur 4 vite më parë, lehtësmin e shërbimeve për qytetarët dhe biznesin dhe reformën e ujit. Mandati i parë u konsumua me konçesione në shëndetësi dhe energjetikë, ndërsa periudhën e tranzicionit deri në formimin e qeverisë kryeministi po e shfrytëzon për të shpjeguar vizionin e ri qeverisës që do të nisë me ngritjen e një agjencie unike për pasuritë e paluajtshme. 

"Do jetë një Agjenci Kombëtare e Pasurive të Patundshme, e cila do të funksionojë në një kontakt. Atë që bën ALUZNI duke ardhur tek ju, ju ndihmon falas për të gjithë procedurën, do e bëjë edhe hipoteka, duke e sjellë hipotekën në shtëpi, pas një verifikimi të domosdoshëm të identitetit. Këtë  do ta bëjmë shumë shpejt, po e përgatisim. Brenda 100 ditëve të mandatit të dytë, kjo do të bëhet dhe do të jetë një agjenci komplet e re, që do të shërbejë vetëm për pasuritë e patundshme. Kështu që, procesi do të lehtësohet shumë"- deklaroi kryeministri në Vaqarr. 

Rama tha se po punohet për të ulur maksimalisht numrin e dokumenteve që duhen në këtë shtet. "Nëse  shkon në një sportel dhe të duhen 20 dokumente nga shteti, nuk do të shkosh t’i marrësh ti në 20 zyra, por do t’i marrë ajo zyrë për ty"- shtoi kryeministri. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.