Trump gjen gjuhën me Kinën, marrëveshje dypalëshe për çarmatimin bërthamor të gadishullit korean

Postuar në 24 Qershor, 2017 17:39

hBA dhe Kina kanë rënë dakord që të realizojnë denuklearizimin e gadishullit korean në mënyrë përfundimtare dhe të vërtetueshme. Lajmi raportohet nga agjencia kineze e lajmeve Xinhua, sipas të cilës marrëveshja erdhi pas bisedimeve të nivelit të lartë në Uashington. Po kështu në dokumentin konsensual është rënë dakord që Kina të bëhet pjesë e presionit ekonomik dhe politik mbi Phenianin, ndërkohë që bashkëpunimi do të shtrihet edhe në OKB me adoptim rezolutash.

Agjenica kineze e ka vlerësuar shumë marrëveshjen ndërkohë që presidentët Xi dhe Trump takohen muajin tjetër në samitin e G 20 në Hamburg. SHBA ka një problem serioz me Korenën e Veriut, ndërkohë që Kina, si partneri kryesor i Phenianti në tregëti ka instrumente që pjesa tjetër e botës nuk i disponon për të presuar mbi Korenë e Veriut.

https://www.yahoo.com/news/china-u-agree-aim-complete-irreversible-korea...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.