Edhe dy tubacione të tjera gazi përveç TAP në Shqipëri

Postuar në 22 Qershor, 2017 15:12

Në territorin shqiptar mund të kalojnë edhe dy tubacione të tjera gazi përveç atij të TAP – gazsjellësi transadriatik.

Gazsjellësi Shqipëri-Kosovë, ALKOGAP, është tashmë në fazën e studimit paraprak të fizibilitetit që pritet të përfundojë në vitin 2018 për t’i hapur rrugë projektit, që do të gazifikojë Kosovën si një nga vendet e vetme që nuk janë të lidhura me rrjetet evropiane të gazit. Rëndësia strategjike e këtij gazsjellësi me një gjatësi prej 260 km me kapacitet për të transmetuar rreth 2 miliardë metra kub gaz natyror, nga e cila 1 deri në 1.3 miliardë në Shqipëri dhe 0.5 deri 0.7 miliardë metra në Kosovë, konsiderohet e madhe. Tubacioni i Adriatikut Jon, IAP, i cili do të ofrojë gaz edhe për Malin e Zi, Bosnjë dhe Kroaci, është gjithashtu në fazën e studimit që pritet të përfundojë brenda vitit 2019 dhe pastaj të fillojë pjesa fizike e projektit. Investimi i përgjithshëm për projektin është 618 milionë euro, kryesisht nga BE për një kapacitet për të transmetuar rreth 5 miliardë metra kub gaz natyror, 1 miliardë për Shqipërinë, 0.5 për Malin e Zi, 1 për Bosnjë dhe 2.5 miliardë për Kroacinë”, raporton TVSH.

Nuk po thuhet ende asgjë për gazifikimin e vendit që do të sillte ulje të çmimit të energjisë dhe lehtësim të rrjetit elektrik.

https://rtsh.al/lajme/pas-tap-edhe-dy-tubacione-te-reja-gazi-nga-shqiperia/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.