Takimi me Mogherinin, u premtua rrugë e hapur për anëtarësimin në BE

Postuar në 26 Maj, 2017 20:04

Darka informale e thirrur nga drejtuesja e Politikës së Jashtme dhe të Sigurisë në BE, Federica Mogherini me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor, është kryer për të vënë në tavolinë një ofertë. Sipas mediave serbe, gazetës “Vecernje Novosti”, Mogherini ka ofruar që Ballkani Perëndimor të kthehet në një Pararojë të BE-së. Po kështu drejtuesve të vendeve të rajonit tonë u është bërë e ditur gatishmëria e BE-së për të mos penguar politikisht procesin e pranimit duke vënë në dukje se gjithsesi afate kohore specifike për procesin nuk mund të vihen, sidomos për shkak të problemeve të shumta brenda vetë unionit.

Kjo është ndoshta arsyeja që kryeministri shqiptar ka nisur fushatë me kartën e hapjes së negociatave në vjeshtë, duke mos dhënë më shumë informacion se kaq. Ky është ndoshta një korridor drite për vende të dështuara si ato në rajonin tonë që nuk kanë adresë tjetër lëvizjeje për momentin pos BE-së. Edhe këmbëngulja për 71 mandate që po shihet së fundmi tek Rama ndoshta lidhet me këtë koniunkturë të cilën kryeministri shqiptar nuk e shpjegon por kërkon që qytetarët ta imagjinojnë se do të ndodhë. 

https://europeanwesternbalkans.com/2017/05/26/working-dinner-with-mogher...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.