Hapet thesi i premtimeve "kremoze" të PS sipas programit të Ilir Beqajt
Me mbajtjen e Kongresit Elektoral Partia Socialiste çeli edhe fushatën për zgjedhjet e 18 Qershorit ku u prezantua edhe programi elektoral, që përmban shumë premtime, ndonëse nuk u bë një bilanc për premtimet e mbajtura dhe ato të pambajtura në 4 vitet e mandatit të parë, siç ishin ulja e tvsh-së për produktet e shportës, ulja e tvsh-së për energjinë etj. Programi që u ofrohet shqiptarëve në këmbim të qëndrimit në pushtet edhe për 4 vjet të Partisë Sfocialiste është hartuar nën drejtimin e koordinatorit për Programin, Ilir Beqja. Premtimet që ishin edhe ato më kremozet u bënë nga minsitri i Financave, Arben Ahmetaj të renditura si më poshtë:
Ne garantojmë 220 mijë vende të reja pune mandatin e dytë dhe ulim për herë të parë papunësinë në nivelin një shifror.
Në fund të mandatit do kemi rritur me 40% pagat e të gjithë punonjësve buxhetorë. Do të rrisim pagën minimale në 30 mijë lek.
Politikat fiskale do të vazhdojnë të synojnë lehtësimin e ngarkesës për qytetarët. Progresiviteti, kush punon më shumë paguan më shumë do të jetë i konsoliduar ashtu siç ishte që në mandatin e parë dhe tatimi mbi fitin do të vazhdojë të jetë zero ashtu sic premtoi Kryeministri 4 vjet më parë.
Tatimi mbi fitimin për bizneset nën 8 milionë do të jetë 5 % ashtu si premtoi kryeministri 1 vit më parë.
Do të heqim TVSH për inputet bujqësore, do të përjashtojmë nga TVSH-ja, inputet që kanë kërkuar fermerët, plehërat kimike, pesticidet, farat, fidanët, një ndihmesë prej 2.2 miliardë lekë në vit për fermerët.
Do të ulim tatim fitimin nga 15% në 5% për tatim fitimin për kompanitë prodhuese te Teknologjisë së Informacionit dhe për ta kthyer Shqipërinë në një vend që prodhon për Teknologjinë e Informacionit dhe tërheq investime prestigjoze nga rajoni dhe nga bota.
Do të garantojmë në mandatin tonë të dytë një rritje prej 5.5 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Do të kalojmë nga fazat e para të vlerës së shtuar në industrializimin e lehtë të vendit për të lënë më shumë vlerë të shtuar për qytetarët, për ekonominë dhe patjetër për buxhetin e shtetit.
Do të mbajmë investimet publike në niveln 5 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto që do të thotë vetëm nga buxheti i shtetit në mandatin e dytë do të investojmë 2.8 miliardë euro dhe këtu pa përfshirë paketën prej 1 miliardë dollarësh të hedhur nga Kryeministri vetëm pak muaj më parë.
Add new comment