Shqipëria ngec sërish në llucën shekullore që krijon vetë

Postuar në 19 Prill, 2017 10:33

Lufta për pushtet fiton mbi demokracinë – Shqipëria shpërdoron shanset e saj”

Ky është titulli i një shkrimi të shkurtër, publikuar dje në “European Western Balkans”, një faqe e afërt me Brukselin dhe që ka për autore, Sarah Wohlfeld, zyrtare në Këshillin Gjerman për Marrëdhëniet me Jashtë në Qendrën “Alfred von Oppenheim” për Studime Politike Europiane.

Shkrimi vë në dukje faktin se shpresa e mirë e krijuar në nëntor të vitit 2016 me rekomandimin e BE-së pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese për reformën në drejtësi, ishte e rreme. Ndonëse Shqipëria, pra vendi ku na ka rënë për hise të çojmë jetën, nuk ka problemet e mëdha si Serbia me Kosovën, apo probleme ndëretnike si Bosnje – Hercegovina, sërish, duket se ka ngecur në llucën e saj shekullore. Autorja madje tregohet shumë dashamirëse kur shkruan se për krahasim me Maqedonië, qeveria e Tiranës nuk u destabilizua nga skandale të mëdha, edhe pse në Shqipëri, pra qeverinë e saj u konsumuan akuza për tentativë vrasjeje me pagësë nga numri dy i koalicionit. Po si ndodhi që të dhënat pozitive të krijuara edhe nga rotacioni paqësor dhe i rregullt i pushtetit në vitin 2013, u zhbënë për ta çuar vendin e shqiponjave në folenë e vet karakteristike që është gjirizi I Europës?

Autorja thotë se këtu loja politike nisi me një frikë të PD-së.

Nën frikën e humbjes së peshës dhe humbjes së zgjedhjeve në qershor, PD-ja nisi të përdorte një mënyrë të vjetër për të penguar punën e qeverisë. Që nga muaji shkurt ajo bojkoton parlamentin dhe është në rrugën e dëmtimit të legjitimiteti demokratik të saj”, shkruan autorja. Sipas saj kërkesa e opozitës për qeveri teknike nuk pranohet as nga qeveria aktuale, por as nga përfaqësuesit e BE-së dhe SHBA-së në Tiranë. Ndaj në këto kushte është e vështirë të parashikohet se çfarë do të ndodhë. Por sipas Wohlfeld, një gjë është e sigurtë në Shqipëri dhe kjo është shpërdorimi i një tjetër mundësie.

Pa pjesëmarrjen e PD-së zgjedhjet parlamentare do të ishin një farsë dhe demokracia do të goditej seriozisht për vitet në vazhdim. Por edhe sikur më e keqja të shmaget dhe presioni ndërkombëtar të detyrojë PD-në të ndryshojë kurs, zhvillimet aktuale tregojnë edhe njëherë se kultura politike në Shqipëri e frenon progresin e vërtetë. Sa kohë që kompromisi shihet si dobësi dhe të gjitha vendimet politike i nënshtrohen çështjeve të pushtetit, e ardhmja demokratike e Shqipërisë nuk duket edhe aq e shkëlqyer

përfundon autorja.

Këto parashtrime kanë rëndësi pasi lexohen si ide objektive mbi një vend ku klasa politike ja ka marrë dorën gënjeshtrës dhe mashtrimit prej harbuti edhe në takime zyrtare. Plus që nuk ka ndonjë stigmatizim të thuash që “kaq e keni kapacitetin”.  

https://europeanwesternbalkans.com/2017/04/18/power-struggles-win-over-d...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.