Arma rezervë e Gruevskit, përballja me nacionalizmin maqedonas

Postuar në 18 Prill, 2017 10:52

Ata janë të vendosur të mbrojtnë Maqedoninë me "të gjitha mjetet" kundër armiqve të jashtëm dhe të brendshëm. Me çdo metodë dhe me çdo kusht. Ata duket të gatshëm edhe për të marrë armët nëse është e nevojshme.Në pankartat e tyre figurojnë armë si thika, granata dhe pushkë si ato që u përdorën në konfliktin mes shqiptarëve dhe sllavomaqedonasve në vitin 2001 në territoret e Maqedonisë.

Në flamuj valëzon e ashtuquajtura "Maqedonia e Bashkuar". Kufijtë e zemrës shtrihen në Selanik, Halkidiki, Kavallës dhe Thassos, por edhe në pjesë të Shqipërisë lindore dhe Bullgarisë Perëndimore.Bëhet fjalë për organizata paramilitare të krahut të djathtë të lidhura direkt ose indirekt Nikolla Gruevskin, që duke shfrytëzuar batakun politik në të cilin ndodhet Maqedonia e vënë veten në rolin e "shpëtimtarit kombëtar".

Për të justifikuar ekzistencën e tyre ata ushqejnë tensionet etnike dhe paralajmërojnë se vendi rrezikon të shpërbëhet nga tendencat e brendshme separatiste shqiptare dhe vizioneve të jashtme për një Shqipëri të Madhe. Ata pretendojnë se shqiptarët duan të imponojnë gjuhën e tyre, të ndryshojnë simbolet kombëtare të vendit, pretendim që vetë shqiptarët e Maqedonisë mund të mohojnë, por kjo tani është e një rëndësie të vogël.

Objektivi kryesor i nacionalizmit maqedonas është për të parandaluar mundësinë e formimit të një qeverie koalicioni në Maqedoni, me pjesëmarrjen e Socialistëve (LDSM) dhe tri partive shqiptare, të cilat shiheshin si partnere kur ishin në koalicion me VMRO-DPMNE e Gruevskit. Një pushkë, një shtizë, një granatë dhe një kafkë është stema në flamurin e organizatës «Metodija Patce» në Ohër.

Deklarata e përbashkët

Më shumë se 20 organizata të ekstremit të djathtë u mblodhën në Shkup në fillim të prillit, duke nënshkruar një deklaratë-shoqate të përbashkët për "bashkëpunimin e të gjitha shoqatave patriotike maqedonase nën ombrellën e një fronti kombëtar të Maqedonisë që do të mbrojë interesat vitale kombëtare të vendit".

"Ne informojmë publikun se ne jemi të gatshëm për të mbrojtur me të gjitha mënyrat  Republikën e Maqedonisë si vendin e origjinës së të gjithë maqedonasve” duke u bërë thirrje qytetarëve për të vepruar si në vitin 1903 gjatë kryengritjes së Ilindenit kundër Perandorisë Osmane dhe në vitin 1944 (më si bashkëpunëtorë të nazistëve kundër aleatëve).

Organizata të reja nacionaliste deklarohen të gatshme për të mbrojtur elementin sllavomaqedon në terren. Në një publikim të kohëve të fundit të "Balkan Insight", agjencai fokusohet veçanërisht në tre të "OJQ” sapoformuara patriotike me retorikë të fortë anti-komuniste. Ato janë "Luanët" ose "Lavovi" nga Manastiri dhe janë nga radhët paramilitare të policisë të cilët luftuan kundër rebelëve shqiptarë të UÇK-së në vitin 2001, “Nepokor” nga Struga dhe organizata «Metodija Patce» nga Ohri.

http://www.ethnos.gr/diethni/arthro/ta_ethnikistika_tagmata_tou_gkrouefs...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.