Lungomares nuk po i duket fundi
Lungomare, apo Anëdetja e Vlorës, do të zgjatet edhe për ca kohë. Kreu i Bashkisë së qytetit, Dritan Leli, deklaroi sot se shtyrja lidhet me daljen e disa problemeve të paparashikuara.
“Për 10 ditë mbyllen kolektorët më të rëndësishëm të këtij investimi shtesë mbi projektin fillestar. Janë akorduar rreth 3 milionë euro, për stabilizimin e të gjithë sistemit të kanalizimeve të ujrave të bardha dhe ujrave të zeza për t’i lidhur ato me rrjetin”, tha Leli.
Nga ana e vet këshilltari i kryeministrit për çështje estetike dhe urbanistike, Artan Shkreli tha se “magjistralja kryesore e kësaj zone mbledh edhe ujrat që vijnë nga kodrat e qytetit”.
“Duhet të ishte magjistrale që duhet të ishte bërë dekada më parë, por që nuk është bërë kurrë, duke e shndërruar Gjirin e Vlorës në një kanal të madh ku derdheshin jo vetëm ujrat e bardha, por edhe ujrat e zeza” shtoi ai duke nënvizuar se “sezoni turistik do ta gjejë të përfunduar Lungomaren nga Skela deri në Ujin e Ftohtë”.
Projekti i Lungomares është financuar nga fondet e Bashkimit Europian, por ka hasur në shumë problem. Kjo është arsyeja edhe e vizitës së para disa ditëve e ambasadores së BE, Vlahutin, ku kërkoi përfundimin e projektit brenda afatit.
http://rtsh.al/lajme/vlore-shtyhet-serish-afati-i-perfundit-te-lungomares/
Add new comment