Ka ligj, po ka dhe Maliq, "fermerët e kanabisit" amnistohen nga taksat
Nuk është hera e parë që qeveria e ka të gatshme formulën për të vepruar me "zemër" dhe jo me tefter, kur bëhet fjalë aksione që më shumë kanë si synim të prodhojnë vota sesa efektet për të cilat janë ndërmarrë. Ka ndodhur kështu me ndërtimet pa leje, për të cilat u dha amnisti, me fshirjen e detyrimeve dhe gjobave të papaguara të bizneseve dhe së fundi edhe me amnistinë për fermerët e kanabisit.
Në strategji kundër drogës ku qeveria ka parashikuar edhe një amnisti të pjesshme fiskale, e cila fal taksat e papaguara të tokës në zonat e rrezikuara si dhe do të heqë përfundimisht disa taksa të tjera, të cilat janë konsideruar si të papërshtatshme.
Pra ka ligj po ka dhe Maliq. Këtë aksiomë po e përqafon më së miri qeveria shiptare. Përveç faljes së taksave të tokës, janë 14 masa ekonomiko-sociale që do të ndërmarrë qeveria për trajtimin e banorëve në zonat e njohura për kultivimin e drogës. Një nga masat është n është ajo e nxitjes së vetëpunësimit për fermerët. Qeveria do të zgjerojë skemat e financimit për të hapur vende pune në fshat, ndërsa fermerët që nuk mund të angazhohen në programet e vetëpunësimit do të marrin ndihmë ekonomike.
Po kështu, strategjia parashikon shtrirjen e programeve të strehimit edhe në zonat rurale, ku shteti do të ndërtojë vetë shtëpitë e familjeve fermere në nevojë.
Një tjetër masë është pagesa për shkollimin e fëmijëve të këtyre zonave për të parandaluar kultivimin e drogës.
Add new comment