Pamflet i ish-ministrit Beqaj për veten
Në mungesë të një takimi lamtumire me shqiptarët dhe kolegët e qeverisë, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqa bëri vetë një bilanc në facebook për arritjet që shënoi si ministër në fushën e shëndetësisë. Renditje shifrash që përmblidhen në një fjali dëftore të rendit heroik. “Ia dolëm që të realizojmë diçka që ishte thjesht, e paimagjinueshme, vetëm tre vjet e gjysëm më parë”-shkruan Beqaj. Po vërtet beson Beqaj se shqiptarët nuk imagjinonin 3 vjet më parë spitalet që kanë sot dhe se fatura e ilaçeve është më e lirë para se ai të vinte ministër?
Dhe kush është më e rëndësishme, nuk lidhet thjesht me Beqajn, por me vizionin që qëndron pas gjithë këtij suksesi që Beqaj i njeh vetes. “Dhe kjo do të ishte thjesht e pamundur pa besimin dhe mbështetjen, që së pari Kryeministri Edi Rama më ka dhënë personalisht këto tre vjet e gjysëm, duke më ngarkuar me përgjegjësinë për të udhëhequr ndryshimin rrënjësor të një sektori kaq të rëndësishëm për jetën dhe mirëqënien e çdo shqiptari, por edhe të kolegëve anëtarë të kabinetit qeveritar dhe deputetëve të mazhorancës, e sidomos, anëtarëve të Komisionit Kuvendor për Shëndetësinë”. –thotë në pamfletin e falenderimit ish-ministri i Shëndetësisë. Komentet janë të tepërta!
Comments
michaelbraun@yahoo.com
Ky është veç një DERR i kënaqur.
Intrigant, arrogant, i paafte
Intrigant, arrogant, i paafte
Add new comment