"Lufta e Parë Botërore nuk ka përfunduar akoma"

Postuar në 21 Mars, 2017 10:20

Mendimi strategjik turk duket se bashkohet në domosdoshmërinë e zgjerimit territorial dhe ndikues të vendit në rajonet ku dikur sundonte Perandori Osmane. Ish-kryeministri Davutoglu ishte një nga propozuesit e kësaj ideje që synon të shpallë legjitimitetin e kërkesave turke, por pas tij edhe analistë të tjerë nuk shohin drejtim tjetër për stabilitetin dhe zhvillimin e vendit. Gazeta greke “Protothema” raporton sot për një publikim prej 1450 faqesh të Qendrës së Kërkimit Strategjik Turqia e Re((Yeni Turkiye Stratejik Arastirmalar Merkezi) i cili i kushtohet atij që njihet si Betimi i Shenjtë, Marrëveshja Kombëtare(Misak-ı Millî).

Në këtë libër të gjatë trajtohen teza që janë artikuluar edhe nga Presidenti Erdogan, sidomos për kufijtë. Erdogan deklaroi para disa muajsh se Traktati i Lozanës duhet rishikuar, ndërkohë që autorët e librit japin shifra konkrete, duke nënvizuar se “Lufta e Parë Botërore nuk ka mbaruar akoma”.

Kur Perandoria Otomane hyri në luftë territoret e saj ishin 2.5 milionë km2. Kur ne themeluam Repuplikën tonë ne kishim 780 000 km2 të mbetura. Parlamenti ottoman deklaroi  Misak-ı Millî, shpalljen e minimumit të pranueshëm territorial. Asambleja Kombëtare që u thirr pas themelimit të Republikës e pranoi plotësisht këtë “Marrëveshje Kombëtare” që I shtohej kufijve tanë ekzistues në Mosul, Kirkuk, Halep, Thraka Perëndimore, Batum, Qipro dhe disa ishuj. Ju mund ta kuptoni interesin tonë dhe përfshirjen tonë në atë që ndodh në Siri, Egjipt, Irak, Libi, Ballkan dhe Kalukaz, nëse shihni të shkuarën tonë. Historia do të japë përgjigjen më të mirë ndaj atyre që thonë “se ç’punë ka Turqia në këto vende?”

Është e qartë si kristali: Lufta e Parë Botërore nuk ka përfunduar akoma. Ne do të vazhdojmë betejën dhe përpjekjet tona…kundër atyre që përpiqen të mbulojnë gjakun me gjak dhe barbarizmin me barbarizëm. Parakushti i kësaj beteje është të mos harrohet Misak-ı Millî”, citon “Protothema” faqen turke “Odatv”.

http://www.yeniturkiye.com/

Është e qartë se ligjërimi turk zyrtar po i referohet përherë e më shumë narrativës otomane, sa kohë që paqja e arritur me dy luftëra botërore në kurriz edhe të shkrirjes së disa perandorive nuk ishte edhe aq jetëgjatë. Këtu zbulohet një projekt thuajse imperial që është asimiluar si e drejtë natyrore nga analistët turq që shohin në këto rajone historinë osmane dhe detyrimin që rrjedh nga Marrëveshja Kombëtare, ndërkohë që distanca nga analizat në vendimmarrje po shkurtohen. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.