Shqiptarët shtyhen në prehistori/Promovim i autoktonisë përmes fabulave nacionaliste

Postuar në 13 Mars, 2017 08:52

Balkanweb raporton sot për një iniciativë të Muzeut Kombëtar: Një pasdite në Muze, kështu quhet projekti që synon njohjen nga publiku të trashëgimisë kulturore. Fjala është për ekspozimin e copëzave të kulturës material dhe shpirtërore të kohës së antikitetit në territorin që sot është Shqipëri. “Fakte të panjohura” i quan agjencia në fjalë prezantimin nga arkeologu Adem Bunguri të teerakotave dhe totemeve mitologjike ilire e parailire, ndonëse punimet shkencore e të tjera janë në numër të madh në këtë drejtim.

Më tej akoma, një qasje më populiste dhe peshkuese për audiencë ka artikuluar drejtori I Muzeut, Dorian Koçi, sipas të cilit “zbulimet kanë një rol vendimtar në formimin e identitetit të shqiptarëve në trojet ku jetojnë”. Këtu Koçi besimin dhe bindjen e vet e konverton në pedagjogji nacionaliste duke marrë pamjen e dhaskalit të iluminuar në fshat.

Këto mite janë pjesë e një substrati i cili ka ushqyer kohë më vonë mitologjinë e vjetë greko –romake dhe ilire. Vepra të mëdha të antikitetit me të cilat është krenare etnia jonë”, tha Koçi me kurajo të madhe.

Koçi ecën më tej kur flet për anashkalimin nga publiku të zbulimeve për etnogjenezën tonë, pasi vëmendja sipas tij është përqendruar te qytetërimet e përziera iliro –romake dhe iliro – Helene. Këto të fundit janë diçka që dëgjohen për herë të parë si terma.

Ja arsyeja që ka drejtori i Muzeut Kombëtar të Shqipërisë:

Ne jemi një vend i pasur me materiale të tilla prehistorike në pavionin e arkeologjisë ka stenda të posaçme në të cilat ka materiale të bollshme të kësaj periudhe. Ajo që ndoshta nuk ka ardhur drejtpërdrejt në vëmendjen e publikut është sepse ashtu siç dihet periudha iliro-helenike apo dhe ajo romake me skulpturat e saj e ka monopolizuar antikitetin e kohës sepse ka struktura më të bukura në skulptura antropomorfe të cilat krijojnë dhe quhen thesare kulturore”. Popull me shije, nuk ç’thua.

Cilia është periudha iliro-helenike, apo iliro-romake? Dhe kush quhet qytetërim ilir? Këto janë pyetje të cilat ose nuk janë shtruar ndonjëherë, ose të cilave ende nuk u është dhënë përgjigje shteruese, e për rrjedhojë përdorimi i termave do disi kujdes. Nga ana tjetër, promovimi i pasurisë materiale dhe shpirtërore të ilirëve është një punë e mirë dhe meriton përgëzime, por jo kur ajo lidhet me nyjet nacionaliste dhe të identitetit. Pasi siç dihet identiteti i shqiptarëve të sotshëm, ai etnik, historik e politik është ngjizur përpara arkeologjisë për ilirët dhe çka më shumë rëndësi, Pavarësisht asaj. Kemi ecur aq në histori sa të mos mbetemi peng i terrakotave.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.