Putin-Erdogan, “shahu” që ndryshon ekuilibrat në rajon
Pesëmbëdhjetë muaj pas rrëzimit të avionit rus SU-24 në kufirin turko- sirian, marrëdhëniet mes Rusisë dhe Turqisë kanë shkuar nga ferri në parajsë. Zhvendosja dramatike e pozicionit të qeverisë turke në krizën siriane ka lejuar në një masë të madhe që të dy vendet të rrisin bashkëpunimin e tyre në të gjitha nivelet dhe marrëdhëniet të marrin një karakter strategjik. Në këtë kuadër, Ankaraja aspiron të bëhet një superfuqi rajonale, ndërsa me mbështetjen e rusëve të kthehet në një lojtar të pavarur dhe të fortë në çështjet e energjisë, duke fituar një një qasje tjetër në energjinë bërthamore..
Bashkëpunimi mbrojtjes
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, gjatë takimit të tij me presidentin rus Vladimir Putin tha se elementet kryesore të bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve janë fushat e industrisë së mbrojtjes dhe të sektorit të energjisë. "Unë mendoj se sot elemente kyçe në bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve, janë industria e mbrojtjes, sektori i energjisë dhe sektorë të tjerë," tha Erdogan. Bashkëpunimi në fushën e mbrojtës i referohet bisedimeve Turqi-Rusi për blerjen nga Turqia të sistemit të mbrojtjes ajrore ruse S-400, marrëveshje që është në fazën përfundimtare.Kjo do të ndryshojë balancën e pushtetit në rajon në lidhje me faktin se Turqia po bëhet gjithnjë e më, sfiduese në Egje, ku tensionet me Greqinë kanë të shpeshta.
Makthi i Akuju
Në krye të sfidave me të cilat do të përballet Greqia në vitet e ardhshme është ndërtimi i një centrali bërthamor në Akuju. Siç u bë e qartë Turqia nxiton për të ndërtuar atë me ndihmën e rusëve. Në të kaluarën, kompani franceze dhe gjermane fillimisht shprehën interesipër ndërtimin e stacionit bërthamor, por tani gjërat me rusët janë ndryshe. Vlen të përmendet se ky projekt ka qenë i planifikuar nga Turqia për më shumë se dy dekada.
Qeveritë e kaluara greke kishte shprehur rezerva shumë të forta në lidhje me projektin, jo vetëm për rritje të rreziqeve mjedisore, por edhe për dhe vendin e përzgjedhur për instalimin e stacionit, i njohur për aktivitetin e lartë sizmik. Këto shqetësime partnerët europianë dhe amerikanë i shihnin si të tepruara, por lëvizjet e paparashikuara të Turqisë në fushën ndërkombëtare dhe partnerite me rusët ngre dyshime nëse ata mund të ofrojnë të njëjtat garanci në Athinë.
Investimet ...
Ndërkohë, siç u bë e njohur Fondi Rus i Investimeve Direkte dhe Kompania turke e Rilindjes se Ndërtimit do të investojnë 200 milion euro secili në projekte të ndryshme në Rusi. Sipas deklaratave të kryetarit të Fondit të Investimeve Direkte rus Kirill Dmitriev mes dy kompanive u "nënshkrua marrëveshja e parë për investime në infrastrukturë dhe spitale. Ai shtoi se kompania turke do të investojë edhe në fusha të tjera.
Add new comment