Turqia drejt sulltanatit të Erdogan si realitet kushtetues
Me përdorimin e dhunës fizike ndaj demonstruesve në parkun Gazi në Stamboll në periudhen 27 maj-15 qershor 2013 dhe rritjes së presionit ndaj fjalës së lirë dhe medias, u detyrova për herë të pare në jetën time publicistike të shkruaja kundër politikës së Erdoganit, edhe pse deri në atë kohë kisha shumë rezerva për objketivat afatmesme dhe afatgjata të partisë islamike që drejtohet prej tij. Komentin e parë e botova me datën 16 dhjetor 2014 në gazetën "Shekulli" me titullin “Sulltanizimi i Erdoganit”, sulltanizim i cili sot është nje realitet në të gjitha pushtetet dhe institucionet e këtij vendi. Pastaj, me thellimin e kësaj të keqeje, më datën 6.11.2015 botova shkrimin “Totalitarizmi i Erdoganit dhe rritja e terrorizmit në Turqi”, i ndjekur nga shkrimi “Ku po e çon Erdogani Turqinë ?! “
Me tentativën e grushtshtetit të datës 15 korrik, të skenuar prej tij, botova komentin “Erdogani burimi i krizave në Turqi“ dhe ditën tjetër “Politika Shqiptare duhet të distancohet nga Erdogani“, të dyja në gazetën "Dita". Si një intelektual i arsimuar- kualifikuar dy herë në Turqi dhe që kam punuar për një periudhë të gjatë si atashe ushtarak i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Turqisë, kur një pjesë të rëndësishme të jetës ua kam kushtuar marrëdhënieve dy palëshe, kisha dhe kam bindjen se është e natyrshme të shkruaja hapur kundër politikës së brendshme dhe të jashtme të kryeministrit të Turqisë, “partnerit strategjik” të vendit tonë. Njëkohësisht, kjo nuk ishte aspak e lehtë.
Realiteti, edhe kur është i dhimbshëm, duhet shkruar sa më objektivisht dhe jo fshehur apo zbukuruar. Koha vertetoi se analizat dhe komentet që kam bërë për zhvillimet politike në Turqinë e drejtuar nga Erdogani, jo vetëm u vërtetuan plotësisht , por treguan se Erdogani për objektivat e tij strategjike të islamit politik dhe të radikalizimit të islamit, po mbyll epokën e lavdishme të “Republikës Turke laike, demokratike dhe ligjore të ngritur nga Ataturku, e të çuar më tej nga Turgut Ozal, Sulejman Demirel, Tansu Ciller dhe Exheviti. Ai tashmë është futur thellë në rrugën e ligjërimit dhe të ndërtimit të një shteti islamik, antidemokratik dhe antiligjor, sidomos pas miratimit të paketës së ndryshimeve kushtetuese që e realizoi në kuvend vetëm me votat e partisë Islamike (AKP) që ai drejton dhe partisë Nacionaliste (MH), ku salla e kuvendit u kthye në një luftë tavolinash e karrikesh me dy partitë opozitare.
Nëse në referendum, i cili parashikohet të mbahet në muajin prill, do të miratohen ndryshimet thelbësore të Kushtetutës, Republika e Turqisë do të kthehet shtet njëpartiak, islamik dhe jo demokratik. Për ta bindur veten me fitore, Erdogani kërkon ta bëjë referendumin në kushtet e gjendjes se jashtëzakonshme, kur çdo gjë është nën urdhërat dhe kontrollin e vetëm të tij. Për këtë qëndrim, njëri nga krijuesit e partisë së Erdoganit, ish zëvendëskryeministri Abdulla Shenër deklaroi se “nëse kjo paketë ndryshimesh miratohet në referendum me këtë situatë, në Turqi s'do të ketë më shtet demokratik dhe ndarje pushtetesh”.
Me këtë projekt-kushtetutë, pas 66 vjetësh Turqia rikthehet në epokën e sistemit “ një partiak”. Sepse presidenti do të jetë kryetari i partisë në pushtet, kryeministër i vendit dhe komandant i përgjithshëm. Gjithashtu ai do të jetë zotëruesi i vetëm edhe i kuvendit, për arsye se edhe deputëtët e partisë së tij, që do të përbëjnë shumicën në kuvend, do të zgjidhen nga ai. Institucionet që emërojnë prokurorët dhe gjykatësit do të zgjidhen prej tij . Presidenti do të zgjedhë edhe anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, zëvendës presidentin, ministrat në vartësi të tij. Nënkuptohet se kuvendi nuk ka të drejtë të thotë asnjë fjalë në lidhje me këto. Erdogani do të emërojë prefektët, zëvendës ministrat, drejtorët e përgjithshëm, drejtorët e policisë, shefin e Shtabit të Përgjithshëm, komandantët e Forcave të Armatosura, nënprefektët...Dhe të gjithe të emëruarit do të përgjigjen vetëm para atij. Kështu që presidenti partiak do të drejtojë vendin për 5 vjet pa i dhënë llogari askujt. Gjithashtu, presidenti, do të mund ta ndryshojë strukturën e organizimit administrativ të Turqisë. Mund t'i bashkojë dhe ndajë bashkitë, ashtu siç mund të hapë bashki të reja. Mund të krijojë ministri të reja, ashtu siç mund të mbyllë ministritë ekzistuese.
Dhe të gjitha këto ai mund t'i bëjë i vetëm, pa u detyruar t'i jap llogari askujt. Presidenti partiak “nëse e shikon të nevojshme” shpall gjendjen e jashtëzakonshme. Aq pushtet ka, sa po të dëshirojë mund ta drejtojë vendin me urdhërat e gjendjes se jashtëzakonshme për periudhën e tij 5 vjeçare. Dhe e drejton vendin pa qenë e nevojshme të dalin ligjet e nevojshme nga kuvendi. Aq të mëdha i ka kompetencat në gjendjen e jashtëzakonshme saqë mund të nxjerrë edhe dekrete, që kanë të bejnë deri me të drejtat e individit. Duke u mbeshtetur në kompetencat e gjendjes se jashtëzakonshme, po të dojë shtyn edhe zgjedhjet. Presidenti, për arsye se nuk ka më ndonjë mekanizëm ligjor që ta detyrojë të zbatojë kushtetutën, i interpreton edhe deklaratat apo vendimet e gjykatës si të pavlerë dhe të pazbatueshme.
Turqia është përballë me ndryshimin e regjimit. Analistët e mbetur në gazetën "Cumhuriyet", mbasi 12 prej tyre janë të arrestuar, shkruajnë se po mori “Po-në” ky ndryshim “Shteti i Republikës së Turqisë do t'i dorëzohet një diktatori me pushtet legjislativ, ekzekutiv dhe të drejtësisë“. Erdogani këtë e arriti pas një strategjie afatgjatë që zbatoi për 14 vjet në pushtet.
Një nga kundërshtitë më të rëndësishme në organizimin kushtetues që ka për objektiv të ndryshojë sistemin e qeverisjes, është e dreja e “mosdhënies llogari” të Erdoganit para kuvendit dhe para drejtësisë.
Sipas kushtetutës në fuqi presidenti, mund të hetohet për tradhëti ndaj atdheut, vetëm me firmat e 184 deputetëve nga 550 që ka sot. Në projekt - kushtetutën e re, për ta hetuar presidentin në detyrë apo kur është larguar nga detyra, nevojiten votat e 360 deputetëve. Dhe nuk ngelet me kaq. Për ta çuar në Gjykatën Kushtetuese nevojiten 400 vota deputetësh. Përveç presidentit, një mbrojtje kushtetuese apo imunitet, që nuk gjendet në asnjë vend demokratiko-ligjor, kanë edhe ata që do të emërohen nga ai: zëvendës presidentët dhe ministrat, të cilët për t'u hetuar kërkojnë 3/5 e parlamentit, 360 deputetë nga 600 që do të ketë Parlamenti.
Erdogani , 19 vjet president, Sulltan deri në vitin 2033
Po çfarë llogarish ka bërë Erdogani me ndryshimet e kushtetutës?!
Plani është ky: Paketa e ndryshimeve kushtetuese i jep mundësinë atij që të vazhdojë të jetë presidenti i Turqise deri në vitin 2033. Si eshtë e mundur pyesin evropiano-perendimorët dhe amerikanët ?
Me ndryshimet e kushtetutës, me votat e 330 deputëtëve, nga 550 që ka kuvendi, në prill 2017, do të shkohet në referendum. Nëqoftëse votuesit, në kushtet e gjendjes së jashtëzakonëshme, i thonë "po" ndryshimit, do të hyhet në periudhën e regjimit të ri deri në vitin 2019, periudhë që presidentin e kthen edhe partiak, edhe të plotpushtetshëm. Presidenti Erdoğan, sipas kushtetutës se re, do të rihyjë në zgjedhjet 2019-ës për t'u rizgjedhur president, por edhe kryeministër. Le të pranojmë atë që ka shumë gjasa ta arrijë, që Erdogani do të fitojë. Deri në vitin 2024 do të drejtojë i vetëm vendin. Domethënë, do ta organizojë shtetin si të dëshirojë.
Erdhëm në vitin 2024. Edhe pse ka qenë dy herë nga 5 vjet president, ai nuk e llogarit 5 vjeçarin e parë. Erdogani e bëri kushtetutën e re që t’i japë mundësinë e hyjes për herë të tretë për president. Po themi se rifitoi. Erdhëm në vitin 2029. Me rritjen e ambicieve dhe asgjësimin politik të opozitarëve, atij do t'i rriten akoma më shumë pushtetet drejtuese në vend, duke shkuar shumë thellë drejt absolutizmit apo sulltanizmit... Por, i shtohen edhe 5 vjet të tjera. Po si mund të jetë kandidat ai mbas vitit 2029?
Kushtetuta thotë dy herë nga 5 vjet. Ai vendos: Lërini dhe mos i llogarisni 5 vitet e parë midis dy kushtetutave. Erdogani e ka menduar mirë këtë. I ka shtuar një rresht nenit 116, për ta kapërcyer edhe këtë pengesë:
“Në qoftë se kuvendi vendos ripërtëritjen e zgjedhjeve në periudhën e dytë të Presidentit, presidenti mund të rikandidojë edhe një herë”.
Pra 19 vjet Erdogani në karrigen e presidentit dhe në fronin e sulltanit. Pra, këto ndryshime kushtetuese nuk janë bërë aspak për të fuqizuar shtetin turk, demokracinë, shtetin ligjor, por për të bërë atë që nuk mund të ndodhë në asnjë vend të botës, qe pretendon se është me të vërtetë demokatik. 5 vjet president deri në vitin 2019 dhe 14 vjet mbas vitit 2019. Përgjithësisht apo sipas një tradite jo demokratike, 19 vjet rresht rrinë vetëm diktatorët. Askush tjetër nuk mund të mendojë e të bëjë kushtetuta të tilla.
Kushtetutë që pjell diktatorë
Baykal, një nga politikanët më në zë të Turqisë, ish-ministër i Punëve të Jashtme, duke folur në kuvend tha :
“Kjo do të jetë një lindje handikape. Ky kuvend ka përgatitur një kushtetutë që nuk e çon Turqinë në një demokraci bashkëkohore, por në një diktaturë të Lindjes se Mesme. Nga kjo dalin Kadaf, Sadam Hysejn, Husni Mubarak. Nga kjo nuk del president i përgjegjshëm që të japë llogari si në një vend demokratik. Kjo, është alternativa që sjell Turqinë në strukturën jashtë ligjore të një regjimi diktatorial tipik të Lindjes se Mesme. Çfarë ndodh? Do të sjellë mungesë të shumtë demokracie, uniteti, stabiliteti, qetësie…Kjo është një tentativë që t'i dorëzohen vendi dhe të drejtat e liritë e njeriut një individi. Ky edhe po të jetë një më demokrati i botës, me kaq plotpushtetshmëri dhe pa llogaridhënie, përseri ai do të kthehet në një diktator. Kjo është tentativa e shkatërrimit të sistemit demokatik parlamentar. Eshtë sulmi kundër vlerave të krijuesit të Republikës, Kemal Ataturkut. Ndryshe nga Ataturku, tani Erdogani i ka marrë dhe do t'i marrë plotësisht në dorë pushtetin ekzekutiv, qeverinë, pushtetin ligjor dhe pushtetin e drejtësisë. Këto në një shtet me demokraci të vërtetë dhe funksionale nuk janë problem i një personi, i një partie apo koalicioni. Kjo është e ardhmja e Turqisë dhe brezave që do të vijnë”.
Ky projekt - kushtetutë nuk ka asnjë ngjashmëri me kushtetutën amerikane, e cila ka sistemin presidencial dhe për me tepër me kushtetutën franceze, me sistemin gjysëm presidencial. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të gjitha emërimet që bën presidenti, përfshirë edhe kandidatët e gjykatës, që do të zgjidhen në Gjykatën Kushtëtuese, studiohen imtësisht dhe varen nga miratimi ose jo i Senatit. Në komitetet e senatit studiohet me shumë kujdes çdo kandidat. Ky është pikërisht një nga mekanizmat më të rendësishëm që krijon “kontroll dhe ekuilibër” midis fuqive të tilla dhe që fuqizon pushtetin gjyqësor karshi presidentit. Ndërsa në Turqi kuvendit nuk i është dhënë asnjë kompetencë e tillë ndaj emërimeve, që do të bëjë presidenti.
Në SHBA presidenti nuk mund të shpërndajë organet ligjore, ndërsa në Turqi Erdogan mund ta bëjë kur të dëshirojë. Edhe ky është një organizim që dobëson plotësisht pushtetin ligjvënës, kuvendin. Pra “do të punojë njëri i krah i gijotinës”. Presidenti i vetëm mund të thotë “hajde të shkojmë në zgjedhje”. Ndërsa për ta bërë këtë kuvendi duhet të jenë dakord 400 deputetë nga 600, që do të bëhen sipas kushtetutës se re. Pavarësia e gjyqësorit është faktori më i rëndësishëm i “kontrollit dhe ekuilibrit” të një shteti demokratik. Në SHBA nuk mund të veprosh kundër kryetarit të gjykatave. Energjitë e pushtetit ligjbërës, ekzekutiv dhe të drejtësisë, që përbëjnë tri shtyllat e shtetit duhet të jenë patjetër të pavarura nga njëra - tjetra.
Projekt - kushtetuta që do të kalojë në referendum a i përmban këto tri veçori?
Aspak. Në Turqi në kolltukun e presidentit të plotfuqishëm dhe të paprekshem do të ulet padishahu Erdogan, i cili Turqinë e ka kthyer në republikën e burgjeve me 43 mijë të burgosur për 6 muaj, me 144 gazetarë të arrestuar, 177 organe mediatike të mbyllura, me 13 deputetë të arrestuar, me mijëra akademikë të arrestuar apo të përjashtuar nga puna. Në Turqinë e sotme dhe të nesërme mendimi "ndryshe" Erdoganit të çon menjëherë në burg…
“Kutia e votimit” është e pamjaftueshme për demokracinë. Pa “pavarësinë e gjyqësorit” s'ka demokraci. Pa “kontrollin e drejtësisë kushtetuese” mbi politikën dhe qeverisjen nuk ka demokraci. Regjimi që nuk ruan “Kontrollin e drejtësisë kushtetuese” dhe “drejtësinë e pavarur” dhe “të drejtat e liritë themelore“ nuk është demokraci. “Të drejtat dhe liritë themelore”, janë garancia e demokracisë. Këto shkatërroi Erdogani në Turqinë laike, demokratike dhe ligjore duke vazhduar rrugën e kthimit në një Republikë Islamike diktatoriale. Ai i ka bashkuar veprimtaritë fetare me ato politike, kur duhet të jenë të ndara nga njëra - tjetra.
Xhamitë brenda dhe jashtë Turqise i përdor për qellime politike, kur feja nuk është vepër e politikës, pasi politizimi i fesë dëmton edhe fenë, edhe politikën. Fatkeqësi e madhe për popullin mik të Turqisë, fatkeqësi për sigurinë, prosperitetin dhe stabilitetin e popullit turk dhe të rajonit të Lindjes se Mesme.
Ndërsa Shqipëria, si një vend me strategji të qartë drejt integrimit në Bashkimin Europian duhet të vazhdojë distancimin përfundimtar nga politikat e brendshme dhe të jashtme të Erdoganit, duke ruajtur miqësinë dhe dashamirësinë me popullin turk, i cili, shpejt ose vonë, do ta rigjejë veten për t'u rikthyer në një shtet demokratik, ligjor dhe laik.
Comments
Ha-ha-ha, serish heroi yne i
Ha-ha-ha, serish heroi yne i vonuar, Hajro, na prezanton prognozat e shtypit boteror dhe (akoma) opozitar turk, nje tym ky i cili ishte verejtur ketu e 10 kusur vjet me pare, e me te cilin perkedhelej e ngrohej jo vetem Hajro yne, jo vetem 80% e politikanve dhe medias shqiptare, te cilet Turqia i ka sot ne xhepin e vogel te saj, por me kete tym te atehershem erdoganas-gylenist na perkedhelej edhe vete perendimi, i cili sot gjoja po na zgjohet i trembur nga ky tym. Po nejse, gjate gjithe rruges se tij evolutive, njeriu nuk ka bere gje tjeter, vetem eshte perkedhelur per nje kafshate buke, per nje ndihme diku, apo qofte edhe per tu tallur; e me pas eshte ankuar, ka akuzuar, eshte hequr si i paditur dhe i paster! Mirpo kurrizit te vogel e te dobet te Shqiperise i rendojne sot keto perkedhelira te dikurshme te gjysmes se shqiptarve me erdoganasit dhe gylenistet, te cilet (keta te fundit) nuk kane ndonje ndryshim te madh me njeri-tjetrin, e te cilet bejne sikur zihen me njeri-tjetrin, vetem e vetem te lene sa me shume gjurme turko-osmano-islamike neper vendet e tjera!
Ky i lajthitur qenka qepur
Ky i lajthitur qenka qepur Erdoganit me buke ne torbe, sic thuhet nga anet tona. Qenka aq paranojak sa paska kaluar ne belulgjeraqinizem, kur na shkruan, se ketij intelektuali te madh, koha i paska dhene nje detyre historike por dhe mjaft te veshtire per te na hapur syte dhe per te na iluminuar se ne Azine e Vogel po na lind nje Sulltan i Madh qe po gropos demokracine dhe modernitetin turk!
Lexoni se cfare shkruan ky ish-pergjues" qe ka kapur rubriken e "Letra nga lexuesit" dhe tjerr historite e tij prej nje injoranti i dale nga skutat e zbulimit te qeverive komuniste, hedhur ne ambasaden shqiptare ne Turqi ne kohen e Enver Hoxhes dhe Hysni Kapos, por dhe ne kohen e Zhulalit dhe Gazidedes. Po perse nuk na ka shkruar ky gjytyrum turk i "hizmetit" te FETO-s per kujtimet gjate kohes se presidentit diktator qe lau me gjak rruget e Turqise, Kenan Evrem?
Mos na ka qene burre me i mire Kenan Evrem se Erdogani?
Lexoni me poshte kete Belul Gjeraqine te koheve tona:
"Si një intelektual i arsimuar- kualifikuar dy herë në Turqi dhe që kam punuar për një periudhë të gjatë si atashe ushtarak i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Turqisë, kur një pjesë të rëndësishme të jetës ua kam kushtuar marrëdhënieve dy palëshe, kisha dhe kam bindjen se është e natyrshme të shkruaja hapur kundër politikës së brendshme dhe të jashtme të kryeministrit të Turqisë, “partnerit strategjik” të vendit tonë. Njëkohësisht, kjo nuk ishte aspak e lehtë."
Nuk e kuptoj se si keto lloj qeniesh marrin guximin dhe na tregojne represionet e Erdoganit ne Turqi, kur vete jane lyer dhe perlyer me denoncime dhe burgosje ne kohen e monizmit dhe sot me financa te ardhura nga kanale te erreta islamike te FETO-s?
Ne asnje rast nuk mbeshtes politikat e Erdoganit, por kur verej qe njerez te tille intrigante, qe kane shkuar deri atje, qe ne shfrytezim te detyres se tyre qe kane patur ne kohen e diktatures komuniste, kane futur dhe njerez ne burgje, atehere logjika e thjeshte me thote, se Fetullah Gylen nuk mund te jete "engjelli, paqesori, arsmiperhapesi" islam, por vec nje intrigant ose me keq akoma nje Soros-islamik me tere te keqijat e karakterit njerezor.
Shih kete dhe pastaj gjyko per Fetullah Gylen.
Po nga ky po e gjen shpetimin levizja "hizmet" dhe Fetullahu?
Po hapjani njehere ketij dosjen e sigurimit te shtetit, meqe tani ekziston dhe autoriteti i hapjes se tyre se c`mund te gjeni?
Male dhe vargmale denoncimesh, spiunllenqesh, intrigash, raportimesh, arrestimesh etj,etj. jo vetem per shkak te detyres qe ka patur, por edhe bythelepirjes se shefave deri ne shkallet me te larta te hierarkise komuniste.
Nese ky ka marre persiper kete "rol historik" per te demaskuar Erdoganin e ka gabim i mjeri. Ndoshta nga lajthitja halucinante, i duket vetja se eshte ne ndonje celule partie per te goditur kete apo ate armik.
Me keto "analiza" i ben sherbimin me te keq predikuesit Gylen. Jo per gje, por nese gylenistet jane te kallepit te Hajro Limes atehere me rezulton se Erdogan i njeh mire dhe po i fshin me fshese te hekurt. Jam i sigurte qe nuk jane te gjithe te ketij lloji ne Turqi dhe nuk dua ti bie ne qafe gjithe atyre njerezve te arrestuar dhe denuar, por ky autor i "letrave nga lexuesit" i cili me kujton rubriken "letra per Komitetin Qendror" me sjell ndermend simboliken e pucistit intrigant dhe hyn ne kallepin e tyre.
Ndoshta kete radhe i jap Erdoganit te ben.drejte per ato c`ka
Zoteri, apo zonje!
Zoteri, apo zonje!
Se pari ju terheq vemendjen per gjuhen e perdorur dhe per personalizimin! Limaj, nuk e "ka kapur" rubriken Letrat nga Lexuesit, pasi ka publikuar ne kete faqe - si zgjedhje e jona - 3 shkrime.
Akuzat qe beni duhet t'i provoni pasi nuk eshte etike te akuzohet tjetri per gjithfare gjerash ne tym. Ai ne shkrim nuk shan kend, por merret me zhvillimet politike ne Turqi.Ju merreni me Limajn dhe i beni dosjen. Plus qe nuk merret vesh nese ju mbroni politikat e Ankarase, apo e keni personalisht me Limajn. Versioni i pare do ishte me i preferueshem, pasi eshte mire qe te degjiohet edhe "pala tjeter" nga ajo qe thote Limaj. Komenti u miratua meqenese tema ka interes, por sulme te tilla, nga persona anonime, nderkohe qe Limaj shkruan me emer dhe mbiemer, nuk do te miratohen me. Kush deshiron te replikoje per temen, mund te shkruaje lirisht.
Te mira!
Komentoni ne lidhje me temen jo me autorin
Keni ndonje argument ne mbrojtje te ndryshimeve kushtetuese te propozuara nga Erdogani ?
Nese po parashtrojini, por me sa duket nuk keni. E vetmja gje qe keni shkruar, eshte te sulmoni personalisht autorin me qellimin per te bere te pavlefshem ato qe ka shkruar ai.
Ha-ha-ha, dridhe Like, dridhe
Ha-ha-ha, dridhe Like, dridhe, i thone kesaj! Po c'te thuash per ndryshimet e tashme kushtetuese ne Turqi, kur ato dihen qe jane nje kthim mbrapa ne lirite e individitit dhe proceset demokratike! Presidenti do kete te drejta kushtetuese me shume se ai ne Amerike, France dhe (biles edhe) Rusi, pra do jete si nje lloj Luigji i 14 paksa modern; denimi me vdekje do te votohet per tu vendosur, etj. cfar permendet ne TV dhe ne shkrimin e mesiperm. Kjo dihet, ndaj nuk eshte per tu diskutuar. Problemi qendron ne ate, se tymi i Erdoganit dukej qarte qysh ne 95-97, dhe pas viteve 2000 ia bente muuuu. Ky tym e ka tymosur prej vitesh aq keq Shqiperine, sa e ka bukosur fare! Prej 5-6 ditesh u cane lajmet e botes per mosmarrveshjet e reja Turqi-Holland, Turqi-EU. Ndersa i gjithe shtypi shqiptar mezi dha nga nje rresht lajme vetem nje here dhe vetem prej pak oresh ne gazetat elektronike! Cfare tregon kjo? Kjo tregon se Erdoganua e ka Shqiperine ne xhepine evogel, me gjithe politiken dhe me gjithe shtypin "shqiptar"! Dhe kjo nuk eshte hera e pare ne gjithe keto vite te fundit, qe shtypi shqiptar me gjithe politikanet e saj nuk e hapin gojen para Turqise nacional-fetare, po te mos llogaritim vetem pak zera sporadike pa vemendje ne shtyp. Pse ka arritur kjo gjendje! Sepse politikanet shqiptare dhe shumica e medias shqiptare (perfshi dhe Hajron aty) iu shijojne parate dhe privilegjet e marra nga Turqia. Per hir te interesit personal te gjithe ju e keni shitur Shqiperine! Kete nuk e keni bere hapur, por ja ashtu heshtur dhe duke eleminuar zerat kritike! Ha-ha-ha, ne fakt nuk eshte per te qeshur, por eshte per te qare per gjendjen ku e keni vene Shqiperine perpara Turqise dhe bab Erdoganit!
Add new comment