SHBA “ngre edhe murin dixhital”
Këshilli për Marrëdhëniet Amerikano-Islamike ka depozituar së fundmi ankesa ndaj doganës në SHBA pas disa rateve kur nëpunës të kësaj të fundit kanë kërkuar të dhëna që lidhen me profile në mediat sociale të qytetarëve amerikanë të besimit mysliman të cilët kthehen nga jashtë. Njësia e Doganës dhe Mbrojtjes së Kufijve ka shpallur kërkesat për të dhënat në fjalë përfshirë fjalëkalime celularësh dhe leximin e aplikacioneve që lidhen me mediat sociale të personave që hyjnë në SHBA.
Në disa komente të kërkuara për këtë qëllim, njësia ka deklaruar se ajo kërkon të dhëna publike që personat ekspozojnë në mediat sociale dhe se këtu nuk bëhet fjalë për shkelje të të drejtave të privatësisë. Absurde të mendosh që kur hyn në SHBA të të kërkojnë listën e friendsave në Facebook, profilin në Tëitter etj., si këto. Dhe paradoksale kur lexon sesa me ngazëllim në Tiranë, selia diplomatike amerikane promovon lehtësimin e dhënies së vizave. Sipas statistikave që përdor rëndom SHBA, shqiptarët janë në shumicë myslimanë, e për pasojë lum pakicat fetare të këtij vendi.
https://www.eff.org/deeplinks/2017/01/fear-materialized-border-agents-de...
Add new comment