Zbulohet ekosistemi vullkanik nënujor, jetojnë specie të pazakonta (foto)

Postuar në 21 Janar, 2017 21:19

Më shumë se 13.000 milje nën det shkencëtarët kanë gjetur një basen nënujor vullkanik të ndryshëm nga çdo vend tjetër në Tokë. Ekosistemi ka zgjuar interesin e shkencëtarëve, pasi aty janë gjetur kërmij, krimba dhe  disa specie të pazakonta që mund të jenë zbulime të reja për shkencën.

Zbulimi përfshin tre xhepa të rinj hidrotermalë që ekzistojnë përgjatë Mariana Back-Arc, një zonë dinamike mes Papua Guinea e Re dhe Japonisë, ku korja e re oqeanit është vazhdimisht duke shpërthyer. Back-Arc është pjesë e një rajoni aktiv gjeologjike që përfshin Mariana Trench, vendin më të thellë në Tokë.

Gjetja ishte "një përparim i madh dhe një emocion i madh për të gjithë", thotë anëtari i ekipit Ëilliam Chadëick, një vullkanolog i Administratës Kombëtare Atmosferike dhe Oqeanike të SHBA-së.

http://news.nationalgeographic.com/2017/01/new-volcanic-vents-pictures-m...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.