Rikthimi i Neofashizmit në Kroaci
Në Kroaci po merr formë gjithmonë e më shumë një frymë e re e Neofashizmit. Në këtë përfundim ka dalë kreu i Qendrës kundër Nazizmit, Efraim Zuroff, i cili thotë se kjo qasje mbështetet nga vetë autoritetet vendase.“Shembulli më konkret i kësaj është vizita e fundit e presidentes kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviç në Kanada, e mbështjellë me flamurin kroat të regjimit Ustasha”-thotw Zuroff. Ai kujtoi se ky regjim ishte aleat me nazistët nga viti 1941 në vitin 1945, duke drejtuar kampe ekzekutimi për Hebrenjtë, Serbët dhe Romët. Çfarë mund të presim më shumë"- Thotë Zuroff.
Në rastin më të keq mund të themi se presidentja kroate po jep mesazhin se është nostalgjike ndaj regjimit Ustasha, ose në rastin më të mirë se, fatkeqsisht, ajo është personi i gabuar për atë post.Kreu i Qendrës kundër Nazizmit preku edhe indeiferencën e Bashkimit Europian, lidhur me këtë çështje. Mendoja se dikush në Bruksel do të ngrihej e t’i shpjegonte Kroacisë se këto verime janë vërtet të papanueshme por kjo nuk po ndodh, tha ai.
http://www.b92.net/eng/news/region.php?yyyy=2016&mm=12&dd=15&nav_id=99977
Add new comment