Karta e emigrantit për shqiptarët në Greqi

Postuar në 16 Dhjetor, 2016 12:35

Greqia ka vendosur të aplikojë rregulla të reja dokumentare për emigrantët. Siç raporton faqja “Albanians.gr”, Lejet e Qëndrimit do të zëvendësohen nga Karta e Emigrantit dhe procesi nis në muajin shkurt të vitit të ardhshëm.

Ndryshimi është i rëndësishëm dhe prek emigrantët shqiptarë, por i intetereson edhe qeverisë shqiptare.

Duke filluar nga Shkurti i vitit të ardhshëm, lejet e qëndrimit të tipit stiker, që ngjiteshin në pasaportat e emigrantëve do të zëvëndësohen  nga «Karta e Emigrantit»(αυτοτελές έγγραφο) që do jetë një kartë elektronike (siç janë kartat e identitetit shqiptare), të cilat përveç të dhënave personale , do kenë disa të dhëna biometrike të emigrantit, siç është fotografi elektronike (tip pasaporte) dhe shenjat e gishtërinjve të emigrantit. Karta do jetë e pajisur me mikrochip ku do regjistrohen të gjitha këto të dhëna

raporton “Albanians.gr”.

http://albanians.gr/ndryshojne-lejet-e-qendrimit-ne-greqi.html

Ky ndryshim prek ata që pajisen me leje të reja qëndrimi, ndërkohë që personat që kanë një leje, do të pajisen me kartë në momentin e skadimit të lejes. Njoftohet se ndryshimi vjen në zbatim të direktivave të BE-së, “Rregullores Europiane 380/2008, në bazë të së cilës të gjithë vëndet anëtare kanë marrë përsipër të përpunojnë një leje qëndrimi unikale për të gjithë nënshtetasit e vëndeve të treta që jetojnë në BE”.

Në Greqi jetojnë qindra mijëra emigrantë dhe ata do të kenë këtej e tutje bazën e të dhënave në shtetin fqinj, paralel me atë në Shqipëri. Qeveria shqiptare ka deklaruar se do të nisë një process regjistrimi të emigrantëve shqiptarë dhe ky ndryshim dokumentar që vjen në zbatim të rregullores së BE-së, mund të shërbejë si ndihmë e mirë në këtë drejtim. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.