Trillet vanitoze të një ylli – pikturat e Michael Jackson si superhero
Michael Jackson, i njohur edhe si mbreti i popit, ka lënë pas një trashëgimi muzikore shumë të pasur. Edhe më e pasur është trashëgimia etij prej showman në skenë, çka e ka bërë atë një simbol të një kohe.
Por në jetën e tij private Jackson shfaqet krejt tjetër. Vanitoz deri në absurd, ai porosiste piktura dhe skultpura superheronjsh, apo protagonistësh të artit mesjetar ku mishëronte veten. Një Michael Jackson si Peter Pan, si Favidi i Michelangelos rrethuar nga kerubinë, Lancelot, apo edhe një skulptirë e Michael Jackson si Batman.
Sa për pikturat e tij, realizuar nga David Nordahl, Ralph Wolfe Cowan, Nate Giorgio, Céline Lavail, dhe Leon Jones janë përfshirë në një libër prej 450 faqesh, titulluar: “The Official Michael Jackson Opus: The Ultimate Celebration of an Icon”. Më poshtë disa prej këtyre pikturave:
Add new comment