Shteti në borxh me kompanitë private dhe Gjykatat, 25 mln dollarë detyrime
25 Institucionet shqiptare vijojnë “sagën” e mos pagesës së kompanive private edhe për vitin 2016-të. Për 8 muajt e parë të këtij viti janë krijuar 25 milionë dollarë detyrime të reja ndaj palëve të treta për punë publike dhe borxhe ndaj institucioneve.
Shumën më të madhe të detyrimeve e ka sërish Ministria e Transporteve me 18 milion dollarë, e ndjekur më pas nga ajo e Zhvillimit Ekonomik dhe ministria e Drejtësisë.
Ndërtimet dhe rikonstruksionet e rrugëve, ku firmat private kanë avancuar me punimet, janë shqetësimi kryesor edhe i ministrisë së Financave, e cila i ka kërkuar asaj të Transporteve arsyet se përse ka detyrime të krijuara rishtaz.
Në përgjigjen e kthyer, Transportet thonë se viti 2016-të ka patur një alokim fondesh i cili nuk mund të përballonte kontrata e firmosura vite më parë. Shqetësimi i dytë për buxhetin janë vendimet e gjyqësorit të paekzekutura ende, ku gjysma e ministrive kanë detyrime të këtij lloji.
Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar ka kërkuar zgjidhjen e kësaj situate edhe në vizitën e fundit që pati në Tiranë. 3 vite më parë FMN dha një kredi 300 milion euro për të ndihmuar qeverinë shqiptare të shlyente borxhet ndaj firmave private.
Tv Klan
Add new comment