Fillimisht Trump, e tani Clinton, sulmojnë të njëjtin sondazh
Fill pasi u publikua një video për mburrjet e Trumpit rreth sulmeve të tij seksuale ndaj femrave, sondazhi i prestigjiozeve Washington Post dhe ABC News tregonte një epërsi të Clinton-it prej 12 pikësh në rang kombëtar. Dhe Trump-i u kundërpërgjigj, duke e quajtuar atë një sondazh të manipuluar…
Fill pasi u publikua letra e drejtorit të FBI-së për rihapjen e hetimit ndaj emaileve te Clinton-it, i njëjti sondazh tregon një epërsi të Trump-it me 1 pikë përqindje në rang kombëtar. Dhe një ndihmës i afërt i Clinton-it u kundërpërgjigj, duke thënë se diçka duhet të jetë gabim në metodologjinë e këtij sondazhi…
Siç duket është një sëmundje universale e politikanëve, që t'i sulmojnë sondazhet që s’u pëlqejnë…
E.Z.
Add new comment