Ish-shefi i Mossad kundër Netanyahut: “Kërcënimi më i madh për Izraelin nuk është Irani, por lufta civile”
Beniamin Netanyahu, kryeministër i Izraelit, thotë shpesh se rreziku dhe kërcënimi më i madh për vendin e tij është Irani. Aq sa jo rrallë Netanyahu ka bërë presion dhe lobim edhe në Washington për të orientuar politikën e Jashtme amerikane drejt qëllimeve të TelAvivit zyrtar. Por ish-shefi i shërbimit sekret izraelit, Tamir Pardo, larguar nga detyra në qershor të këtij viti, thotë se kërcënimi më i madh në fakt është potenciali i një lufte civile në Izrael. “Nuk ka një kërcënim të jashtëm për Izraelin, i vetmi rrezik ekzistencial është ndarja e brendsnme”, tha Pardo gjatë një ceremonie për ushtarët e vrarë në Veri. “Ndasi e brendshme mund të na çojë drejt luftës civile dhe ne jemi tashmë në atë drejtim. Nëse një shoqëri kalon një vijë të caktuar të ndasive të veta dhe urrejtjes, ka mundësi të vërteta që të dëshmohet një dukuri si lufta civile”, shtoi ai. Sipas Pardo pa një zgjidhje paqësore për çështjen palestineze, Izraeli nuk do të gjejë paqe me botën arabe.
http://m.jpost.com/Israel-News/Politics-And-Diplomacy/Ex-Mossad-chief-Is...
Add new comment