Dyshime për 10 ton kanabis të kapura në Vlorë, gomonia me 750 kg ndalohet në Otranto

Postuar në 05 Tetor, 2016 12:05

Një sasi rekord kanabisi prej 10 tonësh mësohet se është kapur dhe sekuestruar nga policia e Vlorës në një operacion të 3 ditëve të fundit. Policia nuk e ka konfirmuar zyrtarisht sasinë e kapur por ka njoftuar se midis fshatrave Vezhdanisht dhe Treblovë ka konstatuar 6 kasolle brenda të cilave janë gjetur rreth 2000 bimë narkotike në proces tharjeje si dhe rreth 5250 rrënjë bimë narkotike Kanabis Sattiva, të mbjella në lugina dhe zona të thella rreth 2 orë larg qendrave të banuara.

Policia ka bërë edhe arrestimin në flagrancë të 6 personave të dyshuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që kultivonte dhe shiste kanabisin. Në pranga janë vënë Shkëlqim Koçiaj 24 vjeç, Arjan Hasanaj 43 vjeç,  Klajdi Imeri 21 vjeç,  Taulant Haxhiraj,35 vjeç, Albert Aliaj 53 vjeç,  dhe një 18 vjeçar me inicialet Xh.B

Gjithashtu, policia ka gjetur dhe sekuestruar armë dhe municione. Burime nga Prokuroria thanë se në kërkim është shpallur një inspektor policie, për të cilin gjykata ka dhënë masën e arrestit me burg në mungesë.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.