Kryeministri reagon nga Fieri për vdekjen e Aida Çajkës (video)
Vdekja e Aida Çajkës në muajin e 9-të të shtatzanisë pas sorollatjes në 3 spitale të kryeqytetit dhe operacionin në maternitetin Koço Gliozheni ishte një nga ngjarjet që ekspozoi problemet e mëdha të sistemit shëndetësor dhe rrëzoi po ashtu propagandën bajate të qeverisë për investime në spitale. U desh afro një muaj nga rasti tragjik që kryeministri të fliste për herë të parë për këtë ngjarje në një takim me fshatarët e Strumës në Fier, duke mos pranuar asnjë përgjegjësi, por duke e gjetur fajin te opozita, me argumentin se këto ndodhin kudo në botë, por është opozita dhe mediat që i instrumentalizojnë.
Add new comment