Paradoksi: Më shumë bimë kanabisi të asgjësuara se sa të mbjella!
Sipas raportit të Guardia di Finanza-s për vitin 2015 (botuar në gazetën italiane Corriere della Sera), në Shqipëri u mbollën vjet 243 mijë bimë kanabis sativa – një trefishim ky në dy vjet (shih grafikun shoqërues të Guardia di Finanza-s). Në vitin 2013, mbi 90% e bimëve të kanabisit ishin përqendruar në Lazarat. Ndërsa në vitin 2015 ishin shpërndarë në vende të tjera.
Nga ana tjetër, Policia e Shtetit Shqiptar ka deklaruar zyrtarisht se ka asgjesuar vjet plot 690 mijë bimë – pothuaj sa trefishi i bimëve të mbjella. Që do të thotë se ose Gurdia di Finanza nuk ka zbuluar shumicën e bimëve të mbjella, ose policia shqiptare ka asgjesuar kërp në vend të kanabisit…
E.Z.
Comments
Kanabis-problem
Policia shqiptare ka asgjesuar me shume rrenje kanabisi se te mbjella. Sa eshte probabiliteti qe ky proces te vazhdoje me keto ritme per 20 vitet e ardhshme dhe sa eshte probabiliteti qe fajin ta kete Saliu? Me simpatik do ishte ky ushtrim per tekstet shkollore sesa ai me cokollatat e helmuara .. etj,etj!
Add new comment