Qeveria kërkon konsensus për çështjen e kanabisit, në frymën e reformës në drejtësi

Postuar në 15 Shtator, 2016 12:38

E gjendur përballë akuzave për shtimin e hapësirave të mbjella me kanabis dhe lidhje të strukturave policore me kultivimin dhe trafikun e lëndëve narkotike, qeveria ka kërkuar mirëkuptim për luftën e vështirë me këtë fenomen dhe më kryesorja ka propozuar që për këtë çështje të ketë një lloj konsensusi meqë politika provoi se është e aftë ta arrijë  dakordësinë si në rastin e reformës në drejtësi.

Dhe ky propozim erdhi nga një deputet që ka milituar në polici si Pjerin Ndreu.  “Policia nuk e lufton dot e vetme kanabisin, të gjithë duhet të jemi në luftë kundër kanabisit. U bëj thirrje të gjithë aktorëve të marrin pjesë në luftën antikanabis, duhet të kemi konsensus edhe për kababisin, ashtu siç bëmë edhe për reformën në drejtësi”-deklaroi Pjerin Ndreu.

Një përpjekje për të trajtuar çështjen e kultivimit të kanabisit si përgjegjësi kolektive, ndonëse meritat për suksesin i janë njohur vazhdimisht ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.