Tre emra për në Gjykatën e Strasburgut: Sokol Berberi, Ina Rama dhe Gent Ibrahimi. Nuk miratohet Xhezair Zaganjori
Qeveria shqiptare ka aktualisht tre propozime për në Gjykatën e Strasburgut. Ish-kryeprokurorja Ina Rama, anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Sokol Berberi, juristi Gent Ibrahimi dhe ish-Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama, janë përzgjedhur si kandidatë.
“Zgjedhja do të bëhet me votim në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës në tetor të këtij viti. Pasi Këshilli i Europës i kërkoi Qeverisë shqiptare paraqitjen e listës me tre kadidatura, u bë edhe thirrja për aplikim, të cilës iu përgjigjen 11 emra. Komisioni përzgjedhës përbëhet nga Luan Omari, Kristaq Traja, Bashkim Dedja, Artan Hoxha dhe Artur Metani.
Komisioni përzgjedhës thirri kandidatët në një fazë të dytë dhe vetëm 6 prej tyre janë paraqitur. Për shkak të hyrjes në fuqi të ndryshimeve kushtetutese, komisioni, veç kërkesave të legjislacionit aktual, u kërkoi kandidatëve që vazhduan garën edhe vërtetimin e dorëzimit të formularit të vetëdeklarimit për garantimin e integritetit, si dhe kërkoi nga ILDKPKI-së informacion mbi verifikimin e deklarimit të pasurisë.
Në përfundim nuk u skualifikua asnjë nga kandidatët, por për arsye ligjore komisioni ad-hoc propozoi listën me tre kandidatë, Sokol Berberi, Gent Ibrahimi dhe Ina Rama.
Në fazën e parë dhe të dytë kishte shprehur interes dhe kishte aplikuar për këtë post edhe zoti Xhezair Zaganjori, aktualisht kryetar i Gjykatës së Lartë. Ai ka kërkuar të lerë detyrën duke u përzgjedhur anëtar i Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg”, raporton Top-Channel.
Add new comment