Biden në Ankara: Ekstradimin e Gulen e vendos vetëm Gjykata Federale
Zëvendës presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i tha Presidentit Rexhep Tajip Erdogan se vetëm Gjykata Federale Amerikane mund të vendosë ekstradimin nga SHBA të klerikut Fethullah Gylen, të cilin Ankaraja e akuzon si nxitësin e grushtit ushtarak të 15 korrikut.
Duke folur me gazetarët në Ankara pas takimit me Erdogan, Biden i cilësoi si terroristë ushtarakët që aspiruan grushtin e shtetit, dhe vuri në dukje se Shtetet e Bashkuara kanë angazhuar numrin më të madh të këshitlltarëve ligjorë pët të shqyrtuar kërkesën për ekstradimin e Gulen.
Zv.presidenti amerikan tha se turqit mund ta kenë të vështirë ta kuptojnë, por presidenti Barack Obama në bazë të Kushtetutës amerikane nuk ka juridiksion për të ekstraduar Gylen dhe siguroi se Uashingtoni do të punojë ngushtë me Ankaranë mbi këtë çështje. Ai shtoi se qeveria e Xhorxh W Bush fillimisht refuzoi kërkesën e Gulen për azil, por gjykata e rrëzoi këtë vendim. Megjithatë, Biden ka shprehur ngushëllimet për viktimat e grushtit të shtetit dhe përsëriti mbështetjen e Uashingtonit për Ankaranë.
Nga ana e tij, presidenti turk Erdogan këmbënguli se kërkesa e Turqisë për ekstradimin e Gylen nuk duhet të merret lehtë dhe se duhet konsideruar se si një çështje e rëndësishme në marrëdhëniet dypalëshe të Uashingtonit dhe Ankarasë. Megjithatë, Erdogan tha se 85 kutitë e dokumenteve të grushtit të shtetit janw dwrguar në SHBA dhe se Guleni vazhdon të drejtojë "organizatën terroriste" nga aty ku ajo është vendosur.
Në konferencën me kryeministrin Illdirim Joe Biden tha se Uashingtoni nuk kishte asnjë informacion para grushtit të shtetit dhe siguroi se SHBA nuk do të kishte përkrahur sjelljen e pabesë të asnjë oficeri të forcave të armatosura turke. Biden kërkoi falje që nuk ka shkuar më parë në Turqi më parë.
Add new comment