Miti i zgjedhjeve të lira e të ndershme/Balotazhi për garën presidenciale në Austri do të përsëritet
Probleme me parregullsi në zgjedhje – nuk bëhet fjalë për ndonjë vend në Ballkan, por në Austri, i konsideruar si një vend që duhet ta kishte zgjidhur këtë problem. Gara e fundit elektorale për presidentin e vendit, ka përfunduar në Gjykatë Kushtetuese, e vendosi përsëritjen e raundit të balotazhit. Në të do të marrin pjesë, Norbert Hofer i partisë populiste të djathtë, e quajtur Partia Austriake e Lirisё dhe kandidati i pavarur, i gjelbri Alexander Van der Bellen. Ky i fundit i fitoi zgjedhjet e 22 majit me vetëm 21 mijë vota diferencë, rezultat ku rezultuan vendimtare 740 mijë vota të dërguara me postë.
Partia e Hofer reagoi me një rekurs në Gjykatën Kushtetuese që arrinte në 150 faqe ku pretendoheshin shkelje në zgjedhje. “Ndёr tё tjera ka pasur gabime nё numёrimin e votave me postё. Kёtё e kanё pranuar disa pёrgjegjёs pёr zgjedhjet gjatё verifikimit. Pёr mungesё kohe janё hapur zarfet para kohe dhe votat janё numёruar pjesёrisht edhe nga persona tё paautorizuar”, referon dokumentin “Deutsche Welle”. Deri në përfundim të kësaj çështjeje, në krye të shtetit do të jetë Këshilli Kombëtar prej tre vetash, ku bën pjesë edhe i djathti Hofer. Në 20 vitet e fundit ekstremi i djathtë në Austri ka qenë përherë prezent dhe me peshë e pavarësisht përpjekjeve për të ulur rolin e tij, qoftë edhe nga BE-ja, kanë rezultuar pa ndonjë vlerë.
Add new comment