“Kërkesë ekstradimi nga Venezuela për vëllanë e Fatmir Xhafës. Akuzohet për trafik ndërkombëtar droge”. Policia: Nuk ka kërkesë të tillë(përditësuar)
Partia Demokratike ka dalë sot me një deklaratë zyrtare përmes së cilës akuzon qeverinë se po fsheh një kërkesë për ekstradim në Venezuelë për vëllain e Fatmir Xhafës, Agron Xhafa.
“Faktet e fundit në lidhje me të kaluarën kriminale të vëllait të Fatmir Xhafës, të caktuar nga Edi Rama në krye të komisionit për Reformën në Drejtësi, nxjerrin në pah këmbënguljen në skemën për kapjen e prokurorëve dhe gjykatësve, e gjithë institucioneve përmes kunetërve e besnikëve të devotshëm.
Sidomos lajmi se Venezuela ka sjellë në Shqipëri një kërkesë ekstradimi për vëllanë e Xhafës në lidhje me trafikun ndërkombëtar të drogës, zbulon nevojën e tij për të qenë në krye të reformës e për të kapur me çdo kusht drejtësinë. Nëse do funksiononte skema Xhafaj-Rama, me kunatin Berberi e vasalin Dvorani, e të tjerë toga kamikaze, dosja e drogës do pastrohej, e kaluara do fshihej, trafikanti ndërkombëtar që e ka vëllanë kryetar të Reformës në Drejtësi do të shpëtonte. Pse hesht Xhafaj për faktet që kanë dalë në dritë? Pse nuk reagon Rama”, thuhet ndër të tjera në deklaratë.
Deri më tani asnjë reagim nuk ka patur nga Xhafa, autor dhe mbrojtës i një neni në Kushtetutë që detyron prokurorët dhe gjyqtarët që të deklarojnë të dhënat për pasurinë e familjarëve dhe komunikimet telefonike e elektronike.
Regimi i Ministrisë së Brendshme
Pas kësaj deklarate ka reaguan MB-ja sipas së cilës nuk ka një kërkesë për ekstradim për shtetasin në fjalë.
"Policia e Shtetit konfirmon se nuk ka asnjë urdhër-kërkimi apo urdhër-arresti për shtetasin epërmendur në deklaratën e subjektit politik Partia Demokratike. Nga kontrolli i plotë dhe i hollësishëm në sistemin e kërkimit të Interpol nuk figuron asnjëmaterial, kërkesë për informacion, verifikim apo urdhër arresti nga asnjë Zyrë homologe përshtetasin Agron Xhafaj. Policia e Shtetit fton Partinë Demokratike të ndalë abuzimet. Në rast se PD kërkon të vërtetën, është e ftuar t'i drejtohet autoriteteve, të cilat janë të gatshme në çdo kohë për të ofruar informacionin e kërkuar", thuhet në reagim.
Add new comment